Aktualitet

‘Transit’/Me viza belge dhe gjermane FAKE, tentuan kalimin nga Rinasi, arrestohen 3 persona

14 Shkurt 2022, 11:13 Nga DOSJA
‘Transit’/Me viza belge dhe gjermane FAKE, tentuan kalimin nga

TIRANË– Tre persona janë arrestuar nga policia pasi tentuan që të kalonin kufirin me dokumenta të falsifikuara. Në pranga kanë përfunduar B. H., 49 vjeç, lindur dhe banues në Podujevë, – L. B., 21 vjeç, lindur dhe banues në Ferizaj, Kosovë dhe V. Gj., 36 vjeç, lindur dhe banues në Podujevë, Kosovë. Dyshohet se këta persona ishin pajisur me viza gjermane dhe belge të falsifikuara. Ata tentuan të kalojnë tranzit kufirin në Rinas, për t’u larguar në mënyrë të jashtëligjshme nga vendi jonë drejt vendeve të BE-së.

NJOFTIMI:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Transit”. Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Rinas, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë. Vihen në pranga 3 shtetas që tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara. Strukturat e Komisariatit të Policisë Rinas, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen dhe ndalimin e personave që tentojnë të kalojnë kufirin në mënyrë të jashtëligjshme, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, se tre shtetas po tentonin të kalonin në PKK Rinas, me dokumente të falsifikuara, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Transit”, në kuadër të të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: – B. H., 49 vjeç, lindur dhe banues në Podujevë, Kosovë; – L. B., 21 vjeç, lindur dhe banues në Ferizaj, Kosovë – V. Gj., 36 vjeç, lindur dhe banues në Podujevë, Kosovë. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, pasi ishin pajisur me viza gjermane dhe belge të falsifikuara, kanë tentuar të kalojnë tranzit kufirin në Rinas, për t’u larguar në mënyrë të jashtëligjshme nga vendi jonë drejt vendeve të BE-së. Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim dokumenta te falsifikuara rinas arrestim dokumenta te falsifikuara rinas

Sondazh

Poll