Aktualitet

Denoncimi i fortë, Këlliçi: Drejtorët e administratës, fushatë për kandidatin e PS në Dibër

14 Shkurt 2022, 10:27 Nga DOSJA
Denoncimi i fortë, Këlliçi: Drejtorët e

TIRANë – Deputeti dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi denoncoi përdorimin e administratës nga Partia Socialiste për të bërë fushatë në mbështetje të kandidatit socialist, Rrahim Spahiu në zgjedhjet e 6 marsit në Dibër. Në një postim në Facebook, Këlliçi shkruan se ministrat Belinda Balluku dhe Ulsi Manja kanë sjellë drejtorët e administratës nga Tiranë në Dibër për të marrë pjesë në fushatën për Spahiun.Ish-kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike shkruan se ministri i Drejtësisë Ulsi Manja e di shumë mirë që një gjë e tillë është shkelje e ligjit.

POSTIMI I BELIND KËLLIÇIT:
Nga Tirana në Dibër!
Patronazhistë, në luftë për çështjen e partisë të jeni gati!
Drejtorët e administratës janë transferuar në Dibër për fushatë. Puna pret.
Shoku Ulsi, si ministër i drejtësisë, e di mirë se kjo është në shkelje të ligjit

Çfarë po ndodh?
Deklarata e deputetit të pezulluar nga Partia Demokratike vjen më pak se një muaj larg zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit, të cilat do të zhvillohen në 6 bashki të Shqipërisë: Shkodër, Durrës, Lushnje, Dibër, Vorë dhe Rrogozhinë. Në Dibër garojnë 4 kandidatë: Premtim Kryemadhi (Shtëpia e Lirisë), Luan Haka (PD), Rrahim Spahiu (PS) dhe Dritan Torba (Lëvizja e Re).

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike administrata ne fushate belinda balluku ulsi manja zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 administrata ne fushate belinda balluku ulsi manja zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll