Aktualitet

KQZ publikon listën e zgjedhësve, mbi gjysmë milioni shqiptarë mund të votojnë më 6 mars

14 Shkurt 2022, 10:25 Nga DOSJA
KQZ publikon listën e zgjedhësve, mbi gjysmë milioni

TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar numrin e qytetarëve shqiptarë që do tu drejtohen kutive të votimit më 6 mars të këtij viti. Në një foto të publikuar në rrjetet sociale kryekomisioneri Ilirjan Celibashi bën me dije se mbi gjysmë milioni shqiptarë do të votojnë më 6 mars, konkretisht 648 mijë e 536 qytetarë.

Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe koalicioni “Shtëpia e Lirisë” ka zyrtarizuar kandidatët për të gjashta bashkitë. Për momentin Shkodra është drejtohet nga një kryetare me mandat të përfunduar kushtetues, Voltana Ademi, e cila u rikthye në detyrë pas largimit të Valdrin Pjetrit. Dibra mbeti pa kryetar bashkia pasi Dionis Imeraj dha dorëheqjen. Durrësi ka Emirjana Sakon, pasi Valbona Sako u largua nga pozicioni i saj si kryebashkiake pas një gafe që bëri pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Kryebashkiaku Haxhi Memolla u nda nga jeta dhe për pasojë në krye të bashkisë së Rrogozhinës u komandua Edison Memolla. Lushnja pasi kryebashkiaku Fatos Tushe u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Kandidatët:

Dibër: Premtim Kryemadhi (Shtëpia e Lirisë), Luan Haka (PD), Rrahim Spahiu (PS) dhe Dritan Torba (Lëvizja e Re).

Durrës: Ardian Muka (Shtëpia e Lirisë), Emiriana Sako (PS) dhe Luan Hoti (PD).

Lushnje: Eriselda Sefa (PS), Indrit Sefa (PD) dhe Elton Bano (Shtëpia e Lirisë).

Rrogozhinë: Ferdinand Saraçi (PD), Edison Memolla (PS) dhe Hekuran Xhani (Shtëpia e Lirisë).

Shkodër: Majlinda Angoni (PS), Bardh Spahia (Shtëpia e Lirisë) dhe Xhemal Bushati (PD).

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore komisioni qendror i zgjedhjeve zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 komisioni qendror i zgjedhjeve zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll