Aktualitet

‘5 Maji’/ Nënë Liza: E ka marrë dreqi këtë vend, mendojnë se jam budallaqe, s’firmos

14 Shkurt 2022, 09:30 Nga DOSJA
‘5 Maji’/ Nënë Liza: E ka marrë dreqi këtë

TIRANË– Nënë Liza së bashku me disa banorë të tjerë dolën sërish ditën e sotme për të protestuar kundër shembjeve që po kryhen te zona e ‘5 Majit’ në Tiranë. Për ‘Faxneës’ një qytetar është shprehur se nuk janë sjellur mirë me Nënë Lizën. Ai u bën thirrje qytetarëve shqiptarë që bashkohen në protestën që do të zhvillojnë në 22 shkurt. Nënë Liza tha se Rama mendon se ajo është budallaqe mirëpo shtoi se nuk do të firmosë asgjë pa pasur kontratë me vulë me noter.

Qytetari: Duhet të jenë të drejtë dhe jo mashtrues, jo të bënin skena të tilla si me Nënë Lizën. Ju bëj thirrje, me datë 22, janë njerëz të ndershëm, kur prishet shtëpia e tyre sikur prishet e imja.

Nënë Liza:Nuk ka shtet që më mashtron mua. Ma prishi shtëpinë me forca dhe nuk më kanë dhënë as kontratë asgjë. Pa më dhënë kontratën e rregullt me vulë me noter dua metër për metër kompensimin e shtëpisë. Mazniku vetëm na mashtron dhe propaganda si për të na hequr qafe. Unë do të dal cdo ditë në protestë, nuk duhet të na lejë mes të rrugës.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet banoret e 5 majit nene liza banoret e 5 majit nene liza

Sondazh

Poll