Aktualitet

Lojëra fati, operacioni “Four” arreston 4 persona në Tiranë, procedohen 2 të tjerë

14 Shkurt 2022, 09:43 Nga DOSJA
Lojëra fati, operacioni “Four” arreston 4 persona në

TIRANË – Policia e Tiranës arrestoi 4 persona dhe procedoi dy të tjerë lidhur me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit dhe shpërndarjen e kanabisit. Në pranga kanë përfunduar 3 pronarë lokalesh dhe një 23-vjeçar. Të ndaluarit janë shtetasit: A.S., 23 vjecc, K.B., 31 vjecc; A.B., 46 vjecc dhe L.SH., 62 vjecc. Tre të fundit janë pronarë lokalesh.

Forcat e rendit gjetën gjatë kontrolleve në lokale: çipsa, një pako me letra bixhozi dhe 3 aparate celulare

Të proceduar janë A. H., 27 dhe F. D., 28 vjeç. Ata bashkëpunonin me A.S., 23 vjecc duke organizuar lojëra fati në lokalin e këtij të fundit. Efektivët e rendit i gjetën F.D. dhe lëndë narkotike të llojit kanabis.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Four”.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 6, për goditjen e aktivitetit të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit.

Goditen 4 raste të organizimit të lotarive të palejuara, arrestohen në flagrancë 4 shtetas, procedohen penalisht 2 të tjerë.

Sekuestrohen çipsa, një pako me letra bixhozi dhe 3 aparate celulare që dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, bazuar në informacionet e marra në rrugë policore, se disa shtetas ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lotarive të palejuara, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Four”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– A. S., 23 vjeç, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”.

Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit A. H., 27 vjeç, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe F. D., 28 vjeç për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta shtetas u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit A. S., në Kashar, i cili e kishte vënë lokalin në dispozicion për ushtrimin e kësaj veprimtarie të paligjshme. Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit F. D., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”, i shtetasve:

– K. B., 31 vjeç, pronari i një lokali në rrugën “Hamdi Cenoimeri” në Kombinat;

– A. B., 46 vjeç, pronari i një lokali në Rrugën e Xhepëve;

– L. Sh., 62 vjeç, pronari i një lokali në afërsi të Liqenit të Xhepëve.

Këta shtetas u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, në lokalet në pronësi të tyre, të cilët i kishin vënë në dispozicion për ushtrimin e kësaj veprimtarie të paligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet lojera fati ne tirane lojera fati ne tirane

Sondazh

Poll