Sport

Ndaj Interit si sfidë titulli, tifozët e Napolit karikojnë lojtarët: kore poshtë hotelit

11 Shkurt 2022, 22:13 Nga DOSJA
Ndaj Interit si sfidë titulli, tifozët e Napolit karikojnë

ITALI– Napoli shijon shijen e ëmbël të një sfide kampionati dhe i gjithë qyteti mblidhet rreth skuadrës së Spallettit, që do të luajë nesër kundër Interit kryesues. Një pikë i ndan dy skuadrat (edhe nëse zikaltërit kanë një ndeshje më pak me Bolognan) dhe në rast fitoreje, të paktën për një natë, do të jenë kryesuesit e kampionatit.

Pritshmëritë po rriten në mesin e tifozëve, rreth 100 prej të cilëve mirëpritën lojtarët pasi arritën në hotël me brohoritje dhe një pankartë që shkruhej: “Natën para provimit”.

“Ne kemi një ëndërr në zemrat tona, Napoli të kthehet kampion” është një nga koret e shumta të tifozëve për të mbështetur ekipin në ndeshjen më të rëndësishme të vitit. Të gjithë të bashkuar drejt ëndrrës, atij të titullit kampion që mungon prej 32 vitesh.Në stadiumin “Maradona” vjen një Inter i dëmtuar nga disfata në derbi që në fakt ka rihapur kampionatin.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport inter napoli spalleti inter napoli spalleti

Sondazh

Poll