Sport

Hazard, një zhvlerësim i çmendur: belgu tani vlen 132 milionë më pak se në vitin 2019!…

11 Shkurt 2022, 11:21 Nga DOSJA

SPANJE – Gjashtë gola në 62 ndeshje, plus një seri dëmtimesh që e kanë kufizuar shumë aktivizimin e tij. Ndikimi i Eden Hazard te Real Madrid nuk ishte aq sa pritej kur “los blancos” në vitin 2019 vendosi ta blinte atë për 100 milionë euro.

Por shkoi edhe më keq kur filluan të dalin shifrat, që sipas gazetave spanjolle janë shpenzuar vërtet për belgun: 150 milionë në total, plus rroga e lojtarit me numrin 7.

Në fund të fundit, dikush mund të thotë, kjo ishte vlera e tregut e futbollistit të atëhershëm të Chelseas, që sapo kishte kontribuar në fitoren e skuadrës së Sarrit në Europa League.

90 MILIONE MË PAK – Është për të ardhur keq se që nga ajo ditë, 19 qershori gati tre vjet më parë, vlera e tregut për Hazard, sipas Transfermarkt është shembur. Në atë kohë, faqja e famshme e transfertave e vlerësoi atë, pikërisht me atë që pagoi Real Madridi, 150 milionë. Por tani, me vlerat më të përditësuara së fundi, vlera e futbollistit belg ka rënë në vetëm 18 milionë. Një zhvlerësim prej 132 milionë eurosh, praktikisht gati 90% e totalit të shumës së shpenzuar për të. Edhe krahasuar me përditësimin e parë të “blancos” si futbollist, që e vlerësonte atë me 120 milionë, tani numri 7 vlen njëqind millionë më pak.

KRITIKA – Sidomos duke pasur parasysh, se belgu duhej të zëvendësonte në imagjinatën kolektive të tifozëve të Realit, Cristiano Ronaldon të cilit edhe e mori fanellën. Megjithatë, shifrat, si ato brenda dhe jashtë fushës, tregojnë një histori tjetër. Për keq, mund të thuhet se secili nga gjashtë golat i kushtuan “los blancos” afro nga 25 milionë euro për copë. E ndërkohë nuk kanë munguar kritikat, si gjithmonë për peshën e lojtarit, i cili herë pas here të jep përshtypjen se nuk është tamam në top-formë. Si Zidane ashtu edhe së fundmi Ancelotti, kanë deklaruar gjithmonë se kanë një konsideratë të madhe për ish-lojtarin e Chelsea, por në Madrid shumë janë përfundimisht të bindur, se nuk ishte një ide e mirë për ta sjellë atë në “Bernabeu”…

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport eden hazard ai që zemëroi tifozët e real madridit eden hazard te real madrid futbollistit të atëhershëm të chelseas eden hazard ai që zemëroi tifozët e real madridit eden hazard te real madrid futbollistit të atëhershëm të chelseas

Sondazh

Poll