Sport

VD/ Klopp për Jotën: “Ai po përmirësohet vazhdimisht, nuk e di deri ku mund të arrijë”

11 Shkurt 2022, 10:45 Nga DOSJA
VD/ Klopp për Jotën: “Ai po përmirësohet vazhdimisht,

ANGLI – Jurgen Klopp vlerëson me superlativa Diogo Jotan, autorin e dopiedës, me të cilin Liverpool mposhti Leicester mbrëmë, në javën e 24-të të Premier League.

“E dinim se ai ishte i fortë, por nuk e dimë se cilat janë kufijtë e tij dhe ku mund të shkojë. Tani nuk jam i sigurt, nëse ka shprehur potencialin e tij të plotë.

Ai vazhdimisht po përmirësohet dhe kushdo që flet me të, e kupton menjëherë se ai është një djalë shumë i mirë.

Ne do t’i marrim parasysh këto gjëra dhe do të ndërmarrim hapat e nevojshëm për të bërë përparim të mëtejshëm nga këtu e tutje”.

Futbollisti portugez është i dyti në listën e shënuesve më të mirë të Premier League me 12 gola të shënuar, pas shokut të skuadrës Salah. Duke numëruar edhe golat e realizuar në kompeticionet e tjerë, numri i shënimeve shkon në 17.

Falë aftësive të tij mbrëmë, Liverpool iu përgjigj suksesit të Manchester City, duke mbetur në -9 pikë, por me një ndeshje për të luajtur.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport 12 pikë më tepër se liverpoolit që e ndjek jurgen klopp vlerëson liverpool mposhti leicester sulmuesi i liverpool superlativa diogo jotan tekniku gjerman jurgen klopp 12 pikë më tepër se liverpoolit që e ndjek jurgen klopp vlerëson liverpool mposhti leicester sulmuesi i liverpool superlativa diogo jotan tekniku gjerman jurgen klopp

Sondazh

Poll