Aktualitet

Durrësi, JO hartës së re gjyqësore/Dhoma e Avokatisë: Propozimi i KLGJ sjell kosto të larta

11 Shkurt 2022, 14:44 Nga DOSJA
Durrësi, JO hartës së re gjyqësore/Dhoma e Avokatisë:

Edhe në Durrës, është pritur me kundërshtime prezantimi i hartës së re gjyqësore të propozuar nga KLGJ e cila largon qytetarin nga aksesi në drejtësi dhe sjell kosto të larta për të gjitha palët e përfshira në proceset gjyqësore.

Lorval Petani, kryetar i DHA Durrës: ”…Faktet reale me ato që ju diskutoni janë të kundërta… Ka fluks gjykimesh, po vonesa që vijnë si pasojë e mungesës së gjyqtarëve. Qytetarëve i largohet shumë përfaqësimi në gjykata.” Lidhur me debatin mbi aksesin e qytetarit në gjykata, larg vendbanimit, në emër të KLGJ-së, zv.kryetari i saj Maksim Qoku argumentoi:

Maksim Qoku, zv.kryetar i KLGJ: ”Duke u bashkuar gjykata që janë afër njëri tjetrin e nuk e cenojnë aksesin që kundërshtohet fort, po një qytetari nuk i duhet një gjykatë që e ka afër, po nuk ofron gjykim cilësore.”

Dhoma e Avokatisë Durrës kërkoi që të rishikohet harta dhe të mos shkrihet gjykata administrative dhe ajo e apelit në Durrës, për shkak të fuqisë ekonomiko-sociale dhe problematikave që ka ky rajon, ndërkohë që ngarkesa e lartë dhe vonesat në gjykim krijohen nga mungesa e gjyqtarëve.

Në takim u deklarua se sistemi gjyqësor është në gjendje mjaft të rënduar, me problematika të shumta dhe se harta e re gjyqësore nuk i zgjidh këto problematika dhe ato të krijuara nga vetingu. Harta e re gjyqësore parashikon 12 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykata administrative në Tiranë dhe Fier, si dhe 1 gjykatë apeli në Tiranë.

Marrë nga Top Channel

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet durres harta e re gjyqesore durres harta e re gjyqesore

Sondazh

Poll