Aktualitet

Dënimi me 21 vite burg, avokati i Izet Haxhisë: Do apelojmë! Procesi u ndikua nga politika

11 Shkurt 2022, 15:01 Nga DOSJA
Dënimi me 21 vite burg, avokati i Izet Haxhisë: Do apelojmë!

TIRANË– Avokati mbrojtës i ish-truprojës së Izet Haxhisë, Idajet Beqiri ka komentuar vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila dënoi me 21 vite burg klientin e tij. Në një intervistë për “FaxNews”, Beqiri paralajmëroi apelimin e vendimit të dhënë sot nga Gjykata e Tiranës, duke thënë se procesi ndaj Haxhisë ka qenë i paragjykuar dhe i ndikuar politikisht. Ndër të tjera në fjalën e tij i bëri mbrojtjen klientit, duke përsëritur edhe njëherë se Haxhia nuk kishte lidhje me ngjarjen e ndodhur jashtë selisë së Partisë Demokratike.

“Unë nuk flas thjesht si avokat, i kam kërkuar që përpara se ta merrja në mbrojtje, të më deklaronte të gjithë ngjarjen. Më tha se nëse nuk e ke bindjen që ngjarja është kështu, mos e merr përsipër si çështje. Pasi filloi rigjykimi i çështjës, Gjykata tregoi se e kishte të paragjykuar çështjen, vendimi është rrjedhojë e ndikimit të politikës nga të dyja krahët. Pra ishte e ndikuar qysh nga momenti i hedhjes së shortit, që maksimumi që mund të bënte gjykata i dhanë një dënim 4 vite më të ulët. Në momentin e vrasjes së Azem Hajdarit, Izet Haxhia ka qenë së bashku me 20 persona të tjerë, që për rolin që kanë pasur, kanë ndejtur së bashku me një mori njerëzish, kanë pasur të njëjtin ‘rol’ si Haxhia, që kanë ndejtur me vrasësin, por pa qenë në dijeni të planeve të tij. Izet Haxhia nuk ka qenë fare në vendin ku u vra Azem Hajdari, dhe as e ka nxjerrë në pritë me radiomarrëse.  Nga rigjykimi doli se Izet Haxhia nuk e kishte takuar prej kohësh Azem Hajdarin dhe as e kishte nxjerrë në pritë. Raporti i SHIK ishte i plotë se kush e ka nxjerrë në pritë Azem Hajdarin, dhe vetë Berisha e ka shfajësuar Izet Haxhinë, pavarësisht përplasjeve që ata kanë pasur,”- tha Beqiri.

Sot, Gjykata e Tiranës ka vendosur të dënojë me 21 vite burg Izet Haxhinë, me akuzën e bashkëpunimit në vrasjen e deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari. Haxhia do të kryejë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme, ndërsa kohën e vuajtjes së dënimit do ta përllogarisin duke përfshirë edhe periudhën që është mbajtur në qeli nën masën e sigurisë “arrest me burg”.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet denohet izet haxhia idajet beqiri denohet izet haxhia idajet beqiri

Sondazh

Poll