Aktualitet

Zgjatja e Vettingut, Meta: Kushtetuta s’ndryshohet pa referendum, kthehem më fort se në ‘90

11 Shkurt 2022, 14:46 Nga DOSJA
Zgjatja e Vettingut, Meta: Kushtetuta s’ndryshohet pa referendum, kthehem

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka dalë kundër miratimit të zgjatjes së mandatit për organet e Vettingut që u votua dje në Kuvend. Në një postim në Facebook, Kreu i Shtetit shkruan se Kushtetuta nuk mund të ndryshohet pa referendum. Teksa ka publikuar një video nga një intervistë e tij në “Të paekspozuarit”, Meta shton se duhet rivendosur pluralizmi politik në Shqipëri.

Postimi i Plotë:

E kam të pashmangshme të angazhohem shumë fuqishëm në politikë.
Shumë më fort se në dhjetor 1990.
Të rivendosim pluralizmin politik në Shqipëri, që është minuar dhe tradhtuar.
T’i japim vlerën që i takon popullit.
Do t’i rikthejmë sovranitetin mbi jetën politike, që të mos guxojë asnjë Kuvend me 140 deputetë të ndryshojë Kushtetutën pa referendum.

Me 118 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë ka ndryshuar Kushtetën për të zgjatur afatin e vetingut për institucionet, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Komisionin e Pavarur të Kualifikimit si dhe Komisionerin Publik.

(F.m/Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore ilir meta zgjatja e mandatit per organet e vettingut ilir meta zgjatja e mandatit per organet e vettingut

Sondazh

Poll