Aktualitet

Grabiten 300 mijë lekë në postën e Gjirokastrës, kapet autori pas 10 minutash

11 Shkurt 2022, 12:43 Nga DOSJA
Grabiten 300 mijë lekë në postën e Gjirokastrës, kapet

GJIROKASTËR– Një 29 -vjeçar është arrestuar sot në Gjirokastër pasi grabiti një sasi prej 300 mijë lekësh në postën e qytetit. Sipas të dhënave, ai është I.M., banues në qytetin e Vlorës.

Grabitësi ka përdorur armë duke kërcënuar punonjëset e sportelit të pensioneve dhe ka mundur t’u marrë shumën e parave. Policia e qytetit është sinjalizuar për ngjarjen e ndodhur dhe është vënë në lëvizje. Mësohet se I.M.  ka shkuar drejt pjesës së poshtme të qytetit. Pas 10 minutash, ai është arrestuar te ish-Poliklinika në lagjen Meçite.

I arrestuari rezulton se është emigrant në Greqi.

NJOFTIMI I POLICISË:
Vodhi nën kërcënimin e armës dhe i maskuar, një sasi parash në filialin e Postës Shqiptare, falë reagimit të mënjëhershëm dhe profesional, Policia kap dhe arreston autorin.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 29 vjecari gjirokaster grabitet posta arrestohet 29 vjecari gjirokaster grabitet posta

Sondazh

Poll