Aktualitet

VIDEO- Çmimi i naftës, qytetarët: S’ia dalim dot, do shesim makinat

11 Shkurt 2022, 14:38 Nga DOSJA
VIDEO- Çmimi i naftës, qytetarët: S’ia dalim dot, do

BERAT– Qytetarët e Beratit kërkojnë që shtetit të marrë masa për rritjen e çmimit të karburanteve, pasi sipas tyre kjo po shton varfërinë. Shumë drejtues mjetesh po mendojnë të shesin makinat, për shkak se nuk përballojnë dot shpenzimet për shkak të kostove të hidrokarbureve. Në një prononcim për Syri TV, ata shprehen se nëse deri më tani kishin ndërmend të dilnin me makinë për ndonjë rrugë, tashmë do të maten pak më shumë. Ata shtojnë se rritja e çmimit të naftës nuk është në proporcion me pagat, të cilat janë të ulëta.

“Nusen e kam të sëmurë, dua të lëviz të shkoj në spital, rrogat janë të ulëta,”- thotë një prej tyre.

“Shumë keq me të keq, do heqim makinat,”- shton një tjetër.

“Po ja do matemi mirë, nëse dilnim për një rrugë, tani do dalim njëherë në disa rrugë,”- thotë qytetari tjetër.

Së fundmi, në vendin tonë ka pasur një rritje të çmimit të naftës, që po kap thuajse 200 lekë të reja, ndërsa sipas ekspertëve rritja e çmimeve të produkteve të shportës, kushton 5000 lekë më shumë për familjet shqiptare. Shifra këto që nuk kanë asnjë rimbursim nga shteti. Në muajt e ardhshëm pritet që çmimi i naftës të rritet akoma më shumë.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet rritja e cmimit te naftes rritja e cmimit te naftes

Sondazh

Poll