Aktualitet

Jo vetëm me “Toyota Yaris”! Prokurorët belgë në Tiranë po merren e me dosje të tjera

11 Shkurt 2022, 14:07 Nga DOSJA
Jo vetëm me “Toyota Yaris”! Prokurorët belgë në

Prokurorët belgë kanë më shumë se tre ditë në Tiranë duke mbledhur të dhëna për dosjen Toyota Yaris. Hetimet për çështjen kanë nisur që në vitin 2018. Prokurorët kanë marrë në pyetje rreth 20 persona, nga të cilët dje dhe kreun e PD-së, Lulzim Bashën.

Sipas informacioneve nga SPAK, prokurorët belgë largohen sot nga Shqipëria për të vazhduar hetimet në Bruksel. Dosja Toyota Yaris nuk ka qenë çështja e vetme më të cilën janë marrë.

Gazetari Eni Ferhati raportoi se prokurorët kanë mbledhur të dhëna edhe për disa dosje të hapura. Ata po hetojnë grupe kriminale dhe persona të përfshirë në krime të ndërlidhura mes Shqipërisë dhe Belgjikës. Kujtojmë se vetëm në dy javët e fundit tre shqiptarë të lidhur me krimin kanë humbur jetën në Belgjikë.

“Toyota Yaris” është një dosje e hetuar në bashkëpunim me belgët, ku në qershor të 2018 u sekuestruan 3,4 milionë euro të fshehura në automjete në portin e Durrësit. Në atë kohë Basha akuzoi Taulant Ballën në parlament se ishte pronar i parave të drogës në makinat ‘Toyota’.

Marrë nga Euronews

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet 3.4 mln euro toyota yaris prokuroret belge ne tirane tirane 3.4 mln euro toyota yaris prokuroret belge ne tirane tirane

Sondazh

Poll