Aktualitet

KPA e pezulloi nga detyra, gjyqtari Ardian Hajdari paraqitet në SPAK

11 Shkurt 2022, 14:33 Nga DOSJA
KPA e pezulloi nga detyra, gjyqtari Ardian Hajdari paraqitet në SPAK

TIRANË – Gjyqtari Ardian Hajdari ka shkuar sot në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion për t’u pyetur lidhur me akuzat e fshehjes së të ardhurave dhe deklarimit të rremë të pasurisë. Sot ai u paraqit në zyrat e SPAK.

Hajdari është pezulluar si anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit pasi SPAK e ka shpallur të pandehur për dy akuzat e sipërpërmendura. Vendimi u mor para 3 ditësh.

Historia e Ardian Hajdarit
Ardian Hajdari është kallëzuar penalisht për akuzat e fshehjes së të ardhurave dhe deklarimit të rremë të pasurisë në qershor 2020. Padia ndaj tij është ngritur nga ish-prokurorët dhe ish-gjyqtarët Antoneta Sevdari, Elsion Sadiku dhe Ervin Metalla.

Sipas tyre, ndryshe nga sa ka deklaruar para Komisionit Ad Hoc të Kuvendit, Hajdari në CV-në e tij, ka deklaruar se ka ushtruar profesionin e avokatit nga viti 2002-2004 dhe nga viti 2006 e në vazhdim. Pra, për 13 vite pasi u përvoja tjetër profesionale si jurist në Hidrocentralin e Komanit dhe Bashkinë e Vaut të Dejës nuk përfshihet në grupin e profesioneve të parashikuara në ligj.

Denoncuesit pretendojnë se Hajdari ka gënjyer dhe ka deklaruar të dhëna të pavërteta në Kuvend kur ka thënë se ka ushtruar profesionin e avokatit për 17 vite, në një kohë kur ai nuk mund të punonte jurist në administratë dhe njëkohësisht të ushtronte profesionin e avokatit.

Denoncuesit e kanë kallëzuar dhe për “fshehjen e të ardhurave”, pasi ai është regjistruar për herë të parë në organet tatimore për të ushtruar profesionin e avokatit, në prill të 2007-ës.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ardian hajdari kpa spak ardian hajdari kpa spak

Sondazh

Poll