Aktualitet

Goditi policin për shkak se donte t’i kontrollonte makinën, arrestohet 57-vjeçari në Durrës

11 Shkurt 2022, 14:47 Nga DOSJA
Goditi policin për shkak se donte t’i kontrollonte makinën,

DURRËS– Një 57-vjeçar, i identifikuar me iniciale D.A. është arrestuar nga Policia e Durrësit për shkak se ka goditur një efektiv policie. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se 57-vjeçari kundërshtoi shërbimet e Policisë për të kontrolluar automjetin e tij, ku edhe u gjet një shkop metalik dhe një gome. Ndaj dhe i janë vënë prangat, pasi akuzohet për veprat penale: Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Durrësit ka arrestuar një 57-vjeçar, i cili akuzohet për “Goditje për shkak të detyrës”. Në pranga ka rënë D. A., 57 vjeç, banues në Hamallaj. Ky i fundit ka kundërshtuar shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të automjetit të tij, në të cilin u gjetën dhe u sekuestruan një shkop metalik dhe një shkop gome. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Goditje për shkak të detyrës”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet durres policia e durresit durres policia e durresit

Sondazh

Poll