Aktualitet

Vrasja e Azem Hajdarit, dënohet me 21 vite burg Izet Haxhia

11 Shkurt 2022, 11:27 Nga DOSJA
Vrasja e Azem Hajdarit, dënohet me 21 vite burg Izet Haxhia

TIRANË– Mbyllet dosja “Hajdari”! Ish-truproja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Izet Haxhia është dënuar me 21 vite heqje lirie pasi u shpall fajtor si bashkëpunëtor në vrasjen e deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari. Në seancën e sotme, vetë Izet Haxhia nuk ishte i pranishëm në sallë, por nëpërmjet një deklarate, ai kërkonte pafajësinë nga trupa gjykuese, kërkesë që iu rrëzua.

E gjithashtu nuk do të përfitojë as “favoret” e gjykimit të shkurtuar për t’i mundësuar vetes uljen e 1/3 të dënimit, pasi gjatë gjithë procesit gjyqësor nuk ka bërë asnjë kërkesë të tillë. Ai do të kryejë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme, ndërsa kohën e vuajtjes së dënimit do ta përllogarisin duke përfshirë edhe periudhën që është mbajtur në qeli nën masën e sigurisë “arrest me burg”.

“Vendosi: 1.Deklarimin fajtor te te pandehuri Izet I. Haxhia per kryerjen e vepres penale te “Vrasje me paramendim” e kryer ne bashkepunim dhe ne baze te nenit 78/2 e 25 te K.Penal denimin e tij me 21 (njezet e nje) vite burgjm. 2.Vuajtja e denimit te kryhet ne nje burg te sigurise se zakonse. 3. Ne kohen e vuajtjes se denimit te llogaritet koha e qendrimit te tij ne arrest ne burg si dhe duke vuajtur denimin. U shpall ne Tirane ne daten 11.02.2022,”-thuhet në njoftim.

Dosja e vrasjes së Hajdarit u kthye për t’u rigjykuar nga e para në dhomën penale të Gjykatës së Tiranës. E gjitha pas ekstradimit të Haxhisë dhe kërkesës së tij në vitin 2018 për t’u përballur edhe njëherë me të gjithë dëshmitarët e ngjarjes, përfshirë edhe liderin historik të PD-së, Sali Berisha. Izet Haxhia ishte dënuar në mungesë me 25 vite burg për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari. Pas 17 vitesh në mungesë dhe azil në Turqi, Haxhia është rikthyer me vullnetin e tij në Shqipëri duke kërkuar rihapjen e dosjes, pasi ai kurrë nuk i ka pranuar akuzat e ekzekutimit të deputetit Azem Hajdarit në vitin 1998 jashtë godinës së selisë blu, më 12 shtator 1998. 

Haxhia u arrestua në Turqi në vitin 2006, pasi ishte në listën e të kërkuarve të Interpol Tiranës por më pas kërkoi strehim politik në Turqi, me argumentin se i rrezikohej jeta. Ndërsa në 2018 Gjykata e Lartë Turke aprovoi ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, duke nisur kështu edhe betejën me drejtësinë shqiptare për Haxhinë, i cili kërkoi edhe dëshminë e Sali Berishës dhe të ish-truprojës së Azem Hajdarit, por asnjë prej tyre nuk u mor parasysh nga gjyqtarët e çështjes. Për vrasjen u dënua dhe vëllai i Izetit, Ismet Haxhia me 20 vite heqje lirie, por tani e ka kryer dënimin dhe i është rikthyer jetës normale. Ndërsa bashkëpunëtori tjetër Jaho Salihi (Mulosmani) është dënuar me burg përjetë.

Izet Haxhia ka qenë truproja i parë Sali Berishës kur ai u zgjodh President në vitin 1992. I ardhur nga Tropoja për të studiuar mjekësi në fillim të viteve ‘90, Haxhia, pjesëtar i një familje të madhe, simpatizoi bashkëpatriotin e tij pedagog dhe mjek i njohur, Sali Berisha duke pranuar ta mbronte 24 orë në ditë. Lë studimet në mes dhe i shërben si truprojë Sali Berishës pa u ndarë për mbi 8 vjet, që nga viti 1990 deri në vitin 1998.

SHIKO EDHE KËTË:

Dënimi me 21 vite burg, avokati i Izet Haxhisë: Do apelojmë! Procesi u ndikua nga politika

DINAMIKA: “Vrasja e shekullit”, si u vra Azem Hajdari, sot iu vu kapaku dosjes!

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet denohet izet haxhia izet haxhia tirane vrasja e azem hajdarit denohet izet haxhia izet haxhia tirane vrasja e azem hajdarit

Sondazh

Poll