Politike

Komisioni për Inceneratorin e Tiranës /Tabaku: Padisim institucionet që s’janë përgjigjur

11 Shkurt 2022, 12:47 Nga DOSJA
Komisioni për Inceneratorin e Tiranës /Tabaku: Padisim institucionet

TIRANË-Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja e radhës e Komisionit të Inceneratorëve. Kryetarja e Komisionit Jorida Tabaku ka bërë me dije se sot do të ngrenë një padi për institucionet që nuk i janë përgjigjur shkresave për informacion këtij Komisioni. Tabaku u shpreh se nuk kanë marrë asnjë përgjigje në 7 ditë kalendarike që kanë pritur, përfshirë dhe të drejtorisë së Tatimeve.

“Një javë më parë pasi u mbajtën dy javë nga sekretarja e komisionit, janë nisur disa shkresa me datën 04.02.2022 për; kryetarin të Bashkisë së Tiranës, z.Erion Veliaj, ministres së Mjedisit znj.Mirela Kumbaro, ministres së Infrastrukturës znj. Belinda Balluku, ministres së Financave dhe Ekonomisë znj. Delina Ibrahimaj, sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave z.Engjell Agaçi, drejtore e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit znj. Arta Dollani, drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve z.Ceno Klosi, drejtore e Përgjithshme e Qendrës Kombëtare të Biznesit znj. Pranvera Fagu, z.Arben Shehu kryetar i KLSH-së, znj.Brunilda Lilo avokate e Përgjithshme e Avokaturës së Shtetit dhe znj.Ledia Tota drejtor e Përgjithshme e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit.Dua të njoftoj komisionin se sot 7 ditë pasi janë nisur, 5 ditë punë dhe 7 ditë kalendarike nuk kemi përgjigje. Do t’i kërkoja ekspertëve të komisionit dhe specialistëve të komisionit të ngrejnë një padi për këdo që nuk kthejnë një përgjigje brenda kohës.Rruga e butë ka përfunduar në këtë komision. Ju lutëm për këdo që nuk ka kthyer përgjigje brenda ditës të bëjë një padi për këto persona. Shumë e rëndësishme përgjigja e drejtorisë së Tatimeve, e theksoj. Një pjesë tjetër se një pjesë tjetër edhe mund t’i kemi këtu si dëshmitar në komision.”- tha Tabaku në Komision.

Deputetët e Komisioni Hetimor pas mbledhjes ishin prezent në Inceneratorin e Tiranës. Tabaku kërkoi sqarim se pse ende nuk ka incenerim në këtë zonë kur janë derdhur 35 milionë euro, ndërsa drejtuesi teknik i përgigjet se janë brenda afateve të planit të ndërtimit. Tabaku e konsideroi kriminale këtë që po ndodh në Tiranë duke thënë se po përsëritet situata si në Fier, teksa u kërkoi mediave të filmonin pamjet ku shihet se nuk ka një impiant funksional.

FJALA E PLOTË E KRYETARES SË KOMISIONIT HETIMOR PËR INCENERATORËT, JORIDA TABAKU

Ajo që ka ndodhur me Fierin dhe me Elbasanin dhe këdo që i del në mbrojtje, që ka karakterin, moralin, etikën dhe ka lëkurën shumë të trashë, nuk i skuqet dhe nuk i zverdhet që mbron një aferë korruptive, ashtu siç është kjo e inceneratoreve, besoj se në inceneratorin e Tiranës do ta kenë akoma edhe më të vështirë. E gjithë afera e inceneratorit të Tiranës, fatkeqësisht lindi në landfillin e Sharrës, me vrasjen e Ardit Gjoklajt. Ardit Gjoklaj nuk jeton më. Ishte një djalë i një familje të varfër. Z. Këlliçi e ka takuar familjen e tij, i cili punonte në landfillin e Sharrës, askush nuk e ka sqaruar atë ditë se si ka humbur jetën Ardit Gjoklaj. Fatkeqësisht puna e këtij komisioni nuk ka arritur dot dhe nuk do të arrijë dot të hedhë dritë mbi këtë aferë. Por ajo që ne na takon për inceneratorin e Tiranës besoj se fillon në datën 28.06.2016. Në përgjigje të një letre interesi dërguar një bashkim kompanish “Energy Recuperator”, i përfaqësuar nga z.Klodian Zoto aksioner, z.Klodian Mërtiri apo Mirel Mërtiri; emrat duhet t’i sqarojë gjykata se keni disa emra, administrator. Me zyrë në “Sky Toëer”, me të njëjtën zyrë dhe me të njëjtën adresë ku ndodhet edhe zyra e inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit, por në ndryshim me një emër tjetër kompanie, në bashkëpunim me kompaninë “Paul ëurth Italy”, e regjistruar në Holandë. I kthehet një përgjigje  nga ana e ministrit të Mjedisit, Lefter Koka dhe vendos në dijeni edhe kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj. Paul ëurth i përfshirë në këtë incenerator dhe në këtë koncesion është përpjekur që të kontaktohet nga përfaqësues të PD, znj. Flutura Açka ka shkuar në zyrat e “Paul ëurth” për t’u interesuar, nuk ka arritur dot që të gjejë. Ka qenë një adresë e një apartamenti në Amsterdam ku Paul ëurth duhet të kishte zyrat. Ndërkohë që “Paul ëurth International” i ka zyrat në një adresë tjetër. Kështu që unë besoj se duhet të jetë edhe një nga pikat ku duhet të fokusohet edhe hetimi i prokurorisë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike jorida tabaku komisioni hetimor per inceneratoret jorida tabaku komisioni hetimor per inceneratoret

Sondazh

Poll