Politike

Vettingu, Meta ironizon Bashën: Lulzimi faqe ndërron, dje shante sot lëvdon

10 Shkurt 2022, 19:59 Nga DOSJA
Vettingu, Meta ironizon Bashën: Lulzimi faqe ndërron, dje shante sot

TIRANË – Presidenti i Republikës Ilir Meta ironizoi me vargje kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili votoi sot zgjatjen e afatit të vettingut edhe pse në vitin 2017 e konsideronte reformën në drejtësi si të dështuar. Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Meta recitoi “Lulzimi faqe ndërron, dje shante, sot lëvdon”. Ai akuzoi Bashën si politikan absurd dhe pa koherencë, i cili sipas tij, ka kontribuar në kapjen e shtetit nga kryeministri Edi Rama.

“Për ta filluar me poezi, u frymëzova nga, po i referohem zotit Pollo, i cili ishte frymëzuar nga Noli. Lulzimi faqe ndërron, dje shante, sot lëvdon. Kjo është për ONM. Po fus dhe doktorin këtu se Ramën nuk e përfshij dot. Për Lulzimin, Lulzimi faqe ndërron, dje lëvdonte, sot mallkon. Për fat të keq në bindjen time të plotë Basha është shërbëtori me i devotshëm i Edi Rames, për kapjen e shtetit dhe reformës ne drejtësi. Basha është ne thelb një politikan absurd, pa koherencë”, u shpreh Meta në emisionin “Të Paekspozuarit”.

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama ilir meta lulzim basha onm zgjatja e vettingut edi rama ilir meta lulzim basha onm zgjatja e vettingut

Sondazh

Poll