Politike

Basha-Berishës: PD mbështet SPAK dhe BKH, duan apo s’duan ‘non grata’

10 Shkurt 2022, 19:42 Nga DOSJA
Basha-Berishës: PD mbështet SPAK dhe BKH, duan apo s’duan

TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha iu përgjigj akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili tha sot në Vorë se Basha votoi pro zgjatjes së afatit të vettingut deri në 2024 para se të nisej në SPAK që të mos u thoshte dot deputetëve të mos votonin. Lideri i PD tha se Partia Demokratike do të mbështesë organet e Strukturës së Posaçme të Antikorrupsionit dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit pavarësisht politikanëve që janë shpallur ose jo “non grata”.

“Ndaj një gjë dua ti siguroj gjithë shqiptarët përmes jush, përmes mediad shqiptare, unë dhe PD jo vetëm jemi në dispozicion të drejtësisë belge në këtë rast por të drejtësisë në përgjithësi dhe do të vazhdojmë të jemi pro aktive në luftën kromit të organizuar, kundër lidhjes së politikës me krimin, korrupsionit, duan apo nuk duan të dyshuarit, të pandehurit, të korruptuarit, non grata e shpallur apo të pashpallur.Punonjësit e ndershëm të SPAK dhe BKH kanë dhe do kenë mbështetjen e plotë të PD për të ecur përpara me hetimin e çështjeve nën juridiksionin e tyre. Nuk janë vartësit e askujt përveç ligjit shqiptar kushtetutes dhe taksapaguesve shqiptar. Dhe një herë deklaroj mbështetjen e plotë ndaj tyre për të kryer detyrën në një luftë shumë të rreptë me  krimi e organizuar sepse është bërë e tillë fale  bashkëpunimit të qeverisë, të pushtetit dhe politikave të korruptuar dhe lidhur me krimin e organizuar”, shprehet Lulzim Basha.

Lideri i PD ishte në SPAK ku qëndroi për 2 orë e 20 minuta. Ai u pyet nga prokurorët belgë lidhur me çështjen e famshme të “Toyota Yaris”. Për mediat, ai premtoi se është gati të ndihmojë prokurorët për zbardhjen e plotë të çështjes.

LEXO DHE KËTË:

Basha në SPAK,Berisha: Votoi para se të shkonte për të dëshmuar, kjo është skllavëri

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha sali berisha toyota yaris lulzim basha sali berisha toyota yaris

Sondazh

Poll