Politike

Meta: S’më bën dot ‘non grata’ ‘Gruaja e Bilalit’, angazhohem pas 24 korrikut

10 Shkurt 2022, 20:41 Nga DOSJA
Meta: S’më bën dot ‘non grata’ ‘Gruaja e

TIRANË – Presidenti i Republikës tha se do të angazhohet në betejë politike pas përfundimit të mandatit presidencial në 24 korrik 2022. Në studion e “Të Paekspozuarit”, kreu i shtetit nënvizoi se populli shqiptar ka nevojë për lidership të ri. Ai sulmoi kryeministrin Edi Rama duke e quajtur “Gruaja e Bilalit”. Ai shtoi se Rama nuk ndikon dot që të shpallet “non grata” nga SHBA.

“Populli shqiptar ka nevojë për lidership. Populli ka nevojë të marrë në dorë fatin e vet, dhe të kërkojë llogaridhënie tek ata, që e drejtojnë atë. Pas 24 korrikut 2022 do angazhohem, për të vendosur themelet e Republikës! Në shesh-betejë unë do të jem pas 24 korrikut, pavarësisht padurimit tuaj. Unë raportin e kam popullin tim dhe e kam të shkëlqyer. Mua “non grata” nuk më bën dot “Gruaja e Bilalit”. Unë raportin e kam vetëm me popullin shqiptar dhe atij do t’i drejtohem pas 24 korrikut”, bëri me dije Meta.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll