Politike

VD/ 2 orë e 20 minuta në SPAK për “Toyota Yaris”, Basha futet nga pas godinës

10 Shkurt 2022, 18:56 Nga DOSJA
VD/ 2 orë e 20 minuta në SPAK për “Toyota Yaris”,

TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u mor në pyetje nga prokurorët belgë lidhur me çështjen e “Toyota Yaris”. Lideri i opozitës hyri nga pas godinës së Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) për të mos u përballur me mediat.

Kryedemokrati qëndroi për 2 orë e 20 minuta brenda. Pasi dha dëshminë,  ai deklaroi për mediat se është i gatshëm të ndihmojë drejtësinë në çdo moment. Kryedemokrati pranoi se është pyetur si person që ka dijeni për ngjarjen.

Prej disa ditësh, një grup prokurorësh belgë kanë ardhur në Tiranë. Sot ata shkuan në Prokurorinë e kryeqytetit, ndërsa dje ishin në SPAK.

Çfarë është çështja “Toyota Yaris”?

Kjo çështje është bërë si fillim publike nga Lulzim Basha, i cili akuzoi kreun e Grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla si të përfshirë në marrjen e miliona eurove. Basha tha se në vendin tonë do të vinin 5 milionë euro, por në fakt në Portin e Durrësit u numëruan vetëm 3 milionë e 470 mijë euro. Deklarata e Bashës ndryshoi itinerarin pasi makinat që supozoheshin të niseshin nga porti Ankonës, devijuan rrugën dhe u nisën nga porti i Barit drejt Durrësit. Balla e fitoi edhe gjyqin ndaj Bashës, i cili u gjobit me 50 mijë lekë gjobë për shpifje. Fillimisht për këtë dosje u arrestuan gjashtë persona, por të gjithë u liruan përveç Elvis Vladit dhe shoferit të kamionit Agim Ceka.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike 3.4 mln euro toyota yaris lulzim basha spak 3.4 mln euro toyota yaris lulzim basha spak

Sondazh

Poll