Politike

VD-“Toyota Yaris”/ Basha: S’ndjekim dot çdo çështje, SPAK-u ka vetëm një “boss”

10 Shkurt 2022, 18:06 Nga DOSJA
VD-“Toyota Yaris”/ Basha: S’ndjekim dot çdo

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë thirrje që Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që t’i shërbëjnë popullit shqiptar, që sipas tyre është “boss”. Ndër të tjera në fjalën e tij para mediave pas dëshmisë së thënë së SPAK për çështjen “Toyota Yaris”, nuk e kanë ndjekur më gjatë kohës kur ishte në hetim.

“Nuk mund të ketë Shqipëri të drejtë pa luftuar lidhjet e politikës me krimin. Ju e dini denoncimin tim, ka qënë publik dhe ka qenë indicie e hetimit. Unë i qëndroj gjithçkaje që deklarova në Parlament. U pushua çështja nuk reaguat? E kemi të pamundur që të ndjekim çdo çështje, por e dinim që nuk ishte mbyllur. Dua të përsëris mbështetjen totale, jo vetëm për këtë hetim. SPAK mos të harrojnë se nuk kanë shef e boss mbi krye veç shqiptarëve,”-tha ndër të tjera kryedemokrati Lulzim Basha.

LAJMI KRYESOR: ‘Toyota Yaris’, Basha shkon për të dëshmuar në SPAK pasi kërkohet nga hetuesit belgë

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike basha ne spak lulzim basha prokuroret belge ne tirane basha ne spak lulzim basha prokuroret belge ne tirane

Sondazh

Poll