Politike

“Basha, i infiltruar në PD”, Meta: Hodhi shashka për Arta Markun, s’e çoi në GJK

10 Shkurt 2022, 20:04 Nga DOSJA
“Basha, i infiltruar në PD”, Meta: Hodhi shashka për Arta

TIRANË – Presidenti i Republikës Ilir Meta e konsideroi kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha si të infiltruar në PD për t’i shërbyer kryeministrit Edi Rama. Në emisionin “Të Paekspozuarit” Meta tha se votat pro të PD për zgjatjen e afatit të vettingut në sistemin e drejtësisë treguan lidhjen mes Bashës dhe Ramës. Ai shtoi se kryedemokrati nuk çoi as në Gjykatën Kushtetuese çështjen e zgjedhjes së Arta Markut si Prokurore e Përkohshme me 69 vota pro, edhe pse Kushtetuta saktëson se Prokurori/ja i/e Përgjithshëm zgjiodhet me 84 vota.

“Zoti Basha për fatin e keq, është ndihmësi më i vetëdijshëm i Ramës në kapjen e sistemit të drejtësië në mënyrë të mirëkoordinuar me të. Është i infiltruar në PD dhe është në sinkron me Ramën. Ka bojkotuar kur duhej të merrte pjesë në reformën në drejtësi. I ka krijuar mundësi Ramës ta kapë. Ato 69 vota për prokuroren, që bëri shashka nuk e çoi në Kushtetuese. Ishte e pamundur ta rrëzonte sepse Prokurori i Përgjitshëm zgjidhet me 84 vota. Në këtë proces, përmes krijimit të konfliktit artificial ia bëri fushë me lule. Për ta ndihmuar, është i detyruar të bëjë gjëra të tilla qesharake”, u shpreh Meta.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike arta marku edi rama ilir meta lulzim basha zgjatja e mandatit per organet e vettingut arta marku edi rama ilir meta lulzim basha zgjatja e mandatit per organet e vettingut

Sondazh

Poll