Politike

VD-“I urova Bashës suksese për 6 marsin”, Krasniqi: Të thellojmë akoma bashkëpunimin

11 Shkurt 2022, 10:13 Nga DOSJA
VD-“I urova Bashës suksese për 6 marsin”, Krasniqi:

TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi bëri thirrje që Shqipëria dhe Kosova të thellojnë bashkëpunimin midis tyre. Pasi u takua sot me homologun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në selinë blu, ai shto i se do të vazhdojnë takimet mes palëve. Krasniqi shtoi se Kosova ka bërë pak më shumë se Shqipëria në lidhje me konsolidimin e procesit demokratik dhe elektoral. Gjithashtu, lideri i PDK tha për mediat se i uroi Bashës suksese në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.


“Ditën e dytë të vizitës, u takova në PD me mikun tim dhe liderin e opozitës Lulzim Basha, lideri  i opozitës në dy vendet tona. Jemi dy parti që i përkasin të njëjtit pol të qendrës së djathtë dhe diskutuam në detaje për tema të përbashkëta. Kemi sfera ku duhet të intensifikohemi për të rritur bashkëpunim institucional. Bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë është prioritet, besojmë te obligimet tona për të filluar bashkëpunimin mes shteteve tona. E falenderova zotin Basha dhe uroj të thellojmë bashkëpunimin. Në këtë kuadër do të vazhdojmë takimet. I urova sukses në procesin zgjedhor që do jetë së voni. Ne si Kosovë besoj se kemi më tepër të drejtë të flasim pasi kemi mundur ta konsolidojmë nga pak procesin demokratik dhe elektoral”, u shpreh Memli Krasniqi.

FJALA E MEMLI KRASNIQIT:

Vërtetë është kënaqësi që ditën e dytë të vizitës time si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës ta filloj pikërisht këtu në selinë e Partisë Demokratike të Shqipërisë për të takuar mikun tim dhe liderin e opozitës zotin Lulzim Basha, jo vetëm si dy lider të opozitës në dy vendet tona, por edhe si dy udhëheqës partish që kanë pasur bashkëpunim për shumë vite edhe bilaterisht, por edhe në forume ndërkombëtare nis dy parti që i përkasin bushtit të njëjtë ideologjik të qendrës së djathtë. Por përtej kësaj diskutuam në detaje me kryetarin Basha për tema të përbashkëta. Kosova dhe Shqipëria padyshim kanë shumë sfera të cilat kanë nevojë që të intensifikojnë bashkëpunimin që të rrisin edhe koordinimin institucional dhe gjithmonë ka qenë dhe është një shembull i mirë që pavarësisht se a jemi në qeveri apo në opozitë në vendet tona ne bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri dhe Shqipëri-Kosovë e kemi të padiskutueshëm edhe prioritet të prioriteteve. Ndaj gëzohem edhe si dy udhëheqës të dy partive kryesore opozitare në Kosovë dhe Shqipëri e vlerësojmë që obligimet tona dhe përgjegjësitë tona për të thelluar këtë bashkëpunim ndërmjet shteteve tona janë detyra dhe përgjegjësi të përbashkëta. Gjithsesi e falënderova zotin Basha për gatishmërinë e tij për të thelluar bashkëpunimin, por edhe koordinimin ndërmjet dy partive tona dhe në këtë kuadër ne do të vazhdojmë edhe takimet, por edhe ato bashkëpunime brenda forumeve të ndryshme. I urova sukses në procesin zgjedhor që do ta keni tani së voni duke uruar mbi të gjitha një proces të rregullt të pranueshëm  prej të gjithëve që vërtetë e merr dhe e vendos në  ballë vullnetin e qytetarëve. Ne si Kosovë besoj kemi të drejtë t’i japin vetës të drejtë të flasim për këtë çështje sepse jemi të lumtur që si vend kemi arritur ta konsolidojmë procesin demokratik edhe atë elektoral.
Faleminderit shumë!

LEXO DHE KËTË:

Basha me Krasniqin: Lideri i PDK shembull për rininë shqiptare, ja ç’diskutuam

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha memli krasniqi lulzim basha memli krasniqi

Sondazh

Poll