Politike

Meta: Më akuzonin se pengoja për Reformën në Drejtësi, ja çfarë i kërkova Bashës

10 Shkurt 2022, 20:28 Nga DOSJA
Meta: Më akuzonin se pengoja për Reformën në Drejtësi,

TIRANË – Presidenti i Republikës Ilir Meta, deklaroi se lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk është politikan koherent. Në emisionin “Të Paekspozuarit” Meta u kthye pas në kohë kur përgatiti platformën për daljen e vendit nga kriza politika. Ai tha se këtë platformë ia kishte treguar dhe ambasadores amerikane Yuri Kim dhe kryetarit të PD Lulzim Basha. Por, pas shembjes së Teatrit Kombëtar, Meta tregoi se pa komente të diplomatëve të huaj në “Twitter”, të cilët shkruanin për dikë që rrezikonte Reformën në Drejtësi. Më pas, ai mbeti i habitur nga fakti që këto komente shpërndaheshin nga kryeministri Edi Rama dhe kryetari i opozitës Lulzim basha. Kur “Zëri i Amerikës” raportoi se Meta ishte personi që kërkonte pengimin e realizimit të Reformës në Drejtësi, ky i fundit i kërkoi Bashës që të bënte një postim në “Twitter” se e kishte parë platformën e tij për reformën në drejtësi dhe realizimin e çështjeve të tjera me rëndësi politike. Edhe pse Basha i premtoi se do ta bënte një gjë të tillë, kreu i shtetit tha se kryeopozitari nuk e mbajti fjalën.

“Yuri Kim e mori ajo 2-3 herë platformën time.  Mund të bëjmë marrëveshje me partitë parlamentare, jashtëparlamentare që ta zgjidhim këtë çështje, i thashë. Unë flas me Bashën, ju me Ramën. Basha më tha të vëmë kusht zgjedhjet e parakohshme. I thashë kjo është provokim për pjesën tjetër. Janë 14 pika, nga të cilat 8 janë për sistemin e drejtësisë që të  parandaloheshin situata të tilla. Rama mori një pikë për kryenegociatorin për konsensus mes palëve.

Në 17 maj hidhet në erë teatri, në 8 prill dorëzova platformën. Shkatërrohej konsensusi politik. I bëra letër Këshillit të Sigurimit. Një ditë të bukur, diplomatët thanë që dikush po tenton të bllokojë Reformën në Drejtësi. Shikoja retweet Basha dhe Rama. Zëri i Amerikës tha pastaj se personi që rrezikonte reformën ishte Ilir Meta. U habita se s’kam mundësi të rrezikoj reformën. U kujtova se ishte puna e platformës. Thashë po e bëj publike platformën. Ua dhashë ndërkombëtarëve. Më thanë se sikur ti ke dalë kundër. I thashë Bashës, është krijuar kjo histori. E ke kaq detyrim për platformën se e kemi parë bashkë. Të kërkova nder që të thuash në Twitter që të thuash se e ke parë platformën. Nuk bëri kurrë reagim në Tëitter. Ma kërkoi një ambasador i BE. Ça koherence kërkon nga ai?!”, u shpreh presidenti Meta në emisionin “Të Paekspozuarit”.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama ilir meta lulzim basha reforma ne drejtesi shembja e teatrit yuri kim edi rama ilir meta lulzim basha reforma ne drejtesi shembja e teatrit yuri kim

Sondazh

Poll