Politike

Meta qesh me Bashën: Kryetari i FNSH është frymëzuar nga prokurorët belgë

10 Shkurt 2022, 21:30 Nga DOSJA
Meta qesh me Bashën: Kryetari i FNSH është frymëzuar nga

TIRANË – Presidenti i Republikës qeshi me deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha se PD do të mbështesë organet e drejtësisë pavarësisht nëse duan apo jo “non gratat” e shpallura ose të pashpallura, duke nënkuptuar atë dhe ish-kryeministrin Sali Berisha. Në emisionin “Të Paekspozuarit”, kreu i shtetit i kërkoi moderatorit Ylli Rakipi që t’ia sillte në emision Bashën për debat. Meta nuk ngurroi të ironizonte kryedemokratin duke e quajtur kryetar të FNSH, duke kujtuar protestën e 8 janarit në selinë e PD kur ndërhynë forcat e ndërhyrjes së shpejtë. Më tej, Meta tha se Basha është frymëzuar sot prokurorët belgë, ku dha dëshmi për çështjen “Toyota Yaris” për 2 orë e 20 minuta.

” ‘Non grata të shpallura, të pashpallura’ (Meta qesh). Ma sill në studio. Ëhtë frymëzuar nga prokurorët belgë. është i madh. Është kryetar i FNSH tani”, deklaroi presidenti i Republikës.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta protesta e 8 janarit toyota yaris ilir meta protesta e 8 janarit toyota yaris

Sondazh

Poll