Politike

Agron Duka: Basha i pasinqertë kur thotë ka vendosur Berisha për mua

10 Shkurt 2022, 21:59 Nga DOSJA
Agron Duka: Basha i pasinqertë kur thotë ka vendosur Berisha për

TIRANË- Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka akuzon Lulzim Bashën se është i pasinqertë kur thotë se vendimet e tij janë diktuar nga Sali Berisha. I ftuar në Çim Peka Live, Duka u shpreh se Basha po bën një gabim të jashtëzakonshëm duke u shfajësuar se dikush e ‘rrihte’ në parti. Sipas Dukës, Basha nuk duhet të rrijë më në PD.

“Lulzim Basha nuk është i sinqertë kur thotë ka vendosur Sali Berisha për mua, sepse çdo lloj marrëdhënie që kemi patur ne si aleatë, e kemi patur vetëm me z.Basha. Edhe ai vetë ka thënë që vendimet i ma karrë vetë. Nëse ai sot shfajësohet duke thënë që unë s’kam patur faj se kam patur njërin që më rrihte, ai nuk duhet të rrijë më atje, ky është gabim i jashtëzakonshëm. Siç është gabim, mund të marrë opinionet e ambasadave apo të kujtdo qoftë, por që të diktohet nga dikush i jashtëm, përkundrazi, vendimet duhet të jenë kolegjiale, kryesia e me radhë te anëtarët e partisë”, u shpreh Agron Duka.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike agron duka lulzim basha agron duka lulzim basha

Sondazh

Poll