Politike

“Shtëpia e Lirisë”, Meta: S’kam bërë negociata me Berishën, koalicion i natyrshëm

10 Shkurt 2022, 21:42 Nga DOSJA
“Shtëpia e Lirisë”, Meta: S’kam bërë

TIRANË – Presidenti i Republikës Ilir Meta mohoi të ketë negociuar me ish-kryeministrin Sali Berisha për të krijuar koalicion me Lëvizjes Socialiste për Integrim për të garuar së bashku në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit si “Shtëpia e Lirisë”. Në emisionin “Të Paekspozuarit”, kreu i shtetit tha se krijimi i këtij koalicioni është mëse i natyrshëm. Më tej, ai tha se shqiptarët duhet të kujtojnë shprehjen e ish-sekretarit amerikan të shtetit Xhejms Bejker se shqiptarët duhet të zgjedhin vetë udhëheqësit e tyre.

“Tërësisht e pavërtetë të kem bërë negociata me Berishën për aleancën me LSI. Nuk kam ndikuar aspak për këtë koalicion edhe më duket i natyrshëm. Shqiptarët kurrë nuk duhet të harrojnë çfarë tha Xhejms Bejker kur erdhi në Tiranë: ‘Tani erdhi koha ti zgjidhni vete udheheqesit tuaj”, deklaroi Meta.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta koalicioni shtepia e lirise sali berisha ilir meta koalicioni shtepia e lirise sali berisha

Sondazh

Poll