Politike

Basha në SPAK,Berisha: Votoi para se të shkonte për të dëshmuar, kjo është skllavëri

10 Shkurt 2022, 17:32 Nga DOSJA
Basha në SPAK,Berisha: Votoi para se të shkonte për të

TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur hije dyshimi se kryedemokrati Lulzim Basha kishte votuar “pro” për zgjatjen e afateve për procesin e Vettingut, përpara se të shkonte për të dëshmuar në SPAK. Në fjalën e tij në takimin që u zhvillua në Vorë, ku koalicioni “Shtëpia e Lirisë”, prezantoi kandidatin Lulzim Vrana, Berisha tha se duke dhënë votën pro në këtë moment, Basha nuk kishte mundësi t’u thoshte deputetëve që të mos votonin pro.

Sot në Tiranë kishte zbarkuar një skuadër e tërë prokurorësh nga Mbretëria e Belgjikës, sepse Lulzim Brava nëse u kujtohet juve, në parlament doli e tha do vijnë në ditën e shtunë 5 milionë euro me Toyota Yaris. I njoftoi! Askush nuk e merr vesh përvec prokurorëve belgë se cila është roli i Bashës në këtë organizatë kriminale. Mori dhe e bëri votimin para se të nisej në prokurori që po të shkonte atje mos t’u thoshte dot deputetëve që të mos votonin. Kjo është skllavëri.”-tha Berisha.

Sot Lulzim Basha shkoi për të dëshmuar në SPAK. Një skuadër hetimi ka mbërritur nga Belgjika në Shqipëri e përbërë nga 3 prokurorë, 1 shef policie dhe disa hetuesë. Ata kanë marrë në dorë hetimin e sasisë prej 3.4 milionë euro në makinën Toyota Yaris që u kap në Shqipëri në vitin 2018. Para se ngarkesa të kapej, Lulzim Basha e denoncoi në foltoren e Kuvendit duke akuzuar për lidhje me deputetin socialist Taulant Balla. Por sot, ai dëshmon për dijeninë e tij në këtë çështje.

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha sali berisha lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll