Politike

Gara për Vorën, Berisha: Opozita e Bashës mbron Ramën, këtë e dinë të gjithë 

10 Shkurt 2022, 17:14 Nga DOSJA
Gara për Vorën, Berisha: Opozita e Bashës mbron Ramën,

VORË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se opozita e deritanishme ka qenë peng i Kryeministrit Edi Rama. Gjatë prezantimit të kandidatit për kryebashkiak në Vorë, Berisha tha se Basha e mban logon dhe selinë e PD-së me policët e Ramës. Berisha gjatë fjalës së tij, tha se të gjithë qytetarët e kanë të qartë që Basha nuk do të përballet kurrë me Ramën.

“Ajo që duhet të ishte opozitë vigane dhe të qëndronte në mbrojtje të interesave tuaja dhe të shqiptarëve, na doli një kallp opozitë, një opozitë false, opozitë pazaresh dhe marrëveshjes së fshehta dhe opozitë turpi. Arrin problemi që sot ai që ju 8 vite me radhë e mbështetët nga mëngjesi e deri në darkë, derdhët lumenj djerse për ta parë kryeministër, sot ai mban logon dhe vulën me policët e Edi Ramës. Mendon se do të mashtrojë qytetarët të votojnë për shkak të logos kandidatin e tij. Çdo qytetar e ka të qartë tashmë si drita e diellit se Lulzim Basha kurrë nuk mund të përballet me Edi Ramën, sepse ai mban logon, vulën, ndërtesën vetëm me policinë e tij, sepse ai është peng i tij”, tha Berisha.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim vrana sali berisha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 lulzim vrana sali berisha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll