Politike

Shehi: Ndryshimet kushtetuese me 100 deputetë, të mos kthehemi prapë pas dy vitesh

10 Shkurt 2022, 16:18 Nga DOSJA
Shehi: Ndryshimet kushtetuese me 100 deputetë, të mos kthehemi

TIRANË – Deputeti i opozitës Dashamir Shehi tha se është dakord për zgjatjen e afatit të vettingut, por duhet të realizohet sa më me kujdes ky proces në mënyrë që të mos kryhen sërish ndryshime kushtetuese pas dy vitesh. Në seancën e sotme plenare, Shehi tha se ndryshimet kushtetuese duhet të votohen me 100 deputetë. Ai kërkoi që nëse nuk mjafton numri i gjyqtarëve të vettingut, numri i tyre të shtohet, nëse janë të pazotë, të ndryshohen.

“Po e bëj me shpejtësi kushtetuse këtë fjalën time. Kjo e paragjykon që në princip rëndësinë. E kemi ngarë kaq shumë kushtetutën, shumica votoi. Do kthehemi pas nja 2 vitesh këtu për të diskutuar të njëjtat muhabete. Populli i shkretë nuk kupton ndryshimet kushtetuese. Dua të bëj një historik të vogël. E kemi votuar ndryshimin kushtetues 140 vetë, jetik për Shqipërinë, reforma në drejtësi është i vetmi që mund të vendosë në binarë. Po të ishte një çështje edhe më e thjeshtë nuk do të ishim lodhur kaq pak. Ne e kemi nga kaq shumë Kushtetutën e Shqipërisë, dhe besoj se edhe kjo do të aprovohet pas 2 vitesh do vijmë serish këtu. Ne e kemi votuar Kushtetutën 140 deputetët, të gjithë me dëshirën e mirë për të ndryshuar diçka në një sektor jetik.

Të rregullojmë disa defekte të këtyre 6 viteve dhe që janë haptazi. Vettingu ka qenë selektiv, dhe këtë e kuptojnë të gjithë. Tjetër është vonesa. Një drejtësi e vonuar është një drejtësi e munguar. Shqipëria ka 5-6 vite që kanë mbetur në dorë të një qeverie. Nga ana tjetër ne nuk mund ta largojmë gjykatën shumë nga njerëzit. Dhe kjo ndodh sepse s’ka më gjykatës. Dhe kjo është derivat i kësaj reforme. Kthehemi flasim pas 6 viteve dhe nuk vëmë gishtin në probleme. Dhe kjo nuk është serioze për një Kuvend që ka ndërhyrë deri tani 3 herë në Kushtetutë për këtë çështje.

Kemi treguar më shumë dyshimin në reformën në drejtësi, e kanë shrytëzuar mazhoranca sikur ne nuk e duam. Frikë kanë ata në pushtet zakonisht. është gabim që e pranoj. E shfrytëzuat e kapët. Shumica e atyre zonjave dhe zotërinjve që po shtyjnë vettingun, janë haptazitë një krahu të caktuar se janë vëllai, kunati i dikujt. Një fshat është Shqipëria.

Reforma nuk nisi si duhet. Kjo nuk është serioze. Zgjidhjen e problemit. Një ide, në ora 6 ska rëndësi idetë. Ato që kanë pak mendje, ka zgjidhje, nuk u pë Pse e shtymë afatin? O janë të pazotë, ose janë pak. Nëse janë të pazotë, zëvendësoji, nëse janë pak shtoji. është shans për të gjetur një lloj paqeje për opozitën. Për çfarë të flasim prapë pas dy vitesh, që të na qeshin? Vendosini afat tamam. Jo më pak se 100 se ndryshe nuk ia vlen. Do të doja të ishte i pavarur procesi”, bëri me dije deputeti i opozitës Dashamir Shehi.

LAJMI KRYESOR: Votim i fshehtë/PD e aleatët pro,Berisha kundër e lë sallën,LSI abstenon(ZHVILLIMET)

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike dashamir shehi dashamir shehi

Sondazh

Poll