Politike

Gara për Vorën, Vrana: Qyteti ka kaluar vite të zeza në drejtimin e socialistëve

10 Shkurt 2022, 16:40 Nga DOSJA
Gara për Vorën, Vrana: Qyteti ka kaluar vite të zeza në

VORË- Kandidati për kryetar të Vorës nga ana e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’ Lulzim Vrana ka deklaruar se Vora ka kaluar vitet më të këqija në drejtimin e socialistëve. Gjatë prezantimit të tij në Vorë, Vrana tha se Vora në kohën që Berisha ishte më pushtet ka qenë qendër e rëndësishme ekonomike.

“I nderuar Profesor Doktor Sali Berisha. Të nderuar deputetë të nderuar qytetarë të Bashkisë Vorë, sot kam nderin të prezantoj projektin tim për të ndryshuar cilësinë e jetës dhe të gjithë shërbimeve ndaj të gjithë qytetarëve. Drejtimi i Bashkisë Vorë nga Fiqiri Ismaili, gjatë viteve 2003-2011 ishte një histori suksesi. Vora ishte një qendër e rëndësishme ekonomike. Mos marrja pjesë në zgjedhjet e 2019 socialistët morën drejtimin e bashkisë dhe gjërat të ndryshonin. Kanë kaluar tre vite të zeza të e kanë kthyer institucionin ku mund të bëhet gjithçka.

Ku mungojnë të gjthashërbimet, mungon disiplina rregulli korrektësia, pritja dhe zgjdhja e probleme të qyetetarëve. Duke e kthyer në shërbim të një grupi sekserësh. Misioni ynë është për një qeverisje më pranë banorëve. Sot Bashkia Vorë lëngon dhe e ka humbur shërbimin ndaj qytetarëve. Ajo sot është e falimentuar dhe për pak kohë do kalojë në administrim të Ministrisë së Financave. Tre vite dështim. Asnjë investitor i huaj në këto vite të shkuara dëm. Tre vite për të kther në kolaps bashkinë”, tha Vrana.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike berisha ne vore lulzim vrana sali berisha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 berisha ne vore lulzim vrana sali berisha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll