Politike

VD-I thirri në zyrë, Rama kapet me banoret e ‘5 majit’: Si qenke ti, për deputete…

10 Shkurt 2022, 13:54 Nga DOSJA
VD-I thirri në zyrë, Rama kapet me banoret e ‘5 majit’: Si

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Kuvendin e Shqipërisë me banorë të prekur nga prishjet në kantierin e lagjes së re “5 maji”, por në vend që t’i sqaronte në fakt është kapur pas fjalëve duke i thënë rëndësi vetëm batutave. Teksa Rama zgjaste diskutimin e tij gjatë e gjatë, është ndërprerë nga Lorena Nikolli dhe Nënë Lizën, të cilat në ankth për të ardhmen e tyre kërkonin prova për ta besuar. 


PJESË NGA BISEDA:

Rama: Unë jam këtu sepse ju jeni njësoj që të gjithë si qofshi me votë, si pa votë. Jeni të gjithë njësoj. A ka mundësi të më dëgjosh mua se nuk të ka nxjerrë njeri jashtë.
Nënë Liza: Më dëgjo një fjalë se je më i ri
Rama: Ti më kundërshto po duhet që të dish.
Lorena Nikolli: Na kanë dhënë që do të marrim të gjithë…
Rama: A ka mundësi që të më dëgjosh? Se qenke gati për t’u bërë deputete. Do bëjmë atje një lagje të re, model.
Lorena Nikolli: Na pëlqen por jam e përjashtuar.
Rama: Nuk iu kemi asnjë borxh ta keni shumë të qartë. Do i flasësh apo jo? Foli pra *i drejtohet nënë Lizës.
Nënë Liza: Prit se i bëjmë pyetje je.
Rama: Je përballë me shtetin dhe je gabim.
Nënë Liza: Jo nuk jam gabim fare.
Rama: Po më dëgjo mua tani. Po bëhet për njerëz si ti por ai tjetrit i është prishur shtëpia. Do i japim shtëpi në atij. Ka shumë familje në nevojë. Nuk ka shans që t’i lëmë në rrugë. Tani të vimë tek ty. Herë tjetër do kishe dalë jashtë dhe nuk do merrje asgjë. Sot nuk është më ashtu. Ti dhe fëmijët e tu, keni tre kate. 12 dhoma dhe 6 banjo. Ti do marrësh nga ne shtëpi dhe për vete e për djemtë. Ketë kemi për ty merre, nëse jo mos e merr.

LAJM KRYESOR:Doli blof me montazh! Rama ‘preu’ ofendimet e Maznikut, përzë banorët nga Kuvendi

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama protesta 10 shkurt 2022 edi rama protesta 10 shkurt 2022

Sondazh

Poll