Politike

E FUNDIT/ Dash Shehi voton pro zgjatjes së vettingut

10 Shkurt 2022, 17:10 Nga DOSJA
E FUNDIT/ Dash Shehi voton pro zgjatjes së vettingut

TIRANË – Deputeti i opozitës dhe aleati i Partisë Demokratike Dashamir Shehi votoi pro zgjatjes së afatit të vettingut. Edhe pse u shfaq shuëm kritik sot në Kuvend në lidhje me mënyrën se si ka ecur vettingu dhe reforma në drejtësi në 5 vitet e fundit, Shehi shprehu besimin se reforma në drejtësi është e vetmja nismë që mund të fusë Shqipërinë në shinat e duhura. Më tej, ai theksoi se duhet të diskutohet se çfarë do të bëhet me gjyqtarët dhe prokurorët nëse duhet të zëvendësohen nëse rezultojnë të pazotë apo të shtohen të tjerë nëse numri është i pakët. Shehi kërkoi që të mos rikthehen pas dy vitesh për të diskutuar sërish për zgjatjen e vettingut në drejtësi.

“Po të ishte një çështje edhe më e thjeshtë nuk do të ishim lodhur kaq pak. Ne e kemi nga kaq shumë Kushtetutën e Shqipërisë, dhe besoj se edhe kjo do të aprovohet pas 2 vitesh do vijmë serish këtu. Ne e kemi votuar Kushtetutën 140 deputetët, të gjithë me dëshirën e mirë për të ndryshuar diçka në një sektor jetik.

Të rregullojmë disa defekte të këtyre 6 viteve dhe që janë haptazi. Vettingu ka qenë selektiv, dhe këtë e kuptojnë të gjithë. Tjetër është vonesa. Një drejtësi e vonuar është një drejtësi e munguar. Shqipëria ka 5-6 vite që kanë mbetur në dorë të një qeverie.

Nga ana tjetër ne nuk mund ta largojmë gjykatën shumë nga njerëzit. Dhe kjo ndodh sepse s’ka më gjykatës. Dhe kjo është derivat i kësaj reforme. Kthehemi flasim pas 6 viteve dhe nuk vëmë gishtin në probleme. Dhe kjo nuk është serioze për një Kuvend që ka ndërhyrë deri tani 3 herë në Kushtetutë për këtë çështje”, tha Shehi.

LAJMI KRYESOR: LIVE-Kuvendi-Zgjatja e Vettingut, PD voton pro, Berisha kundër, LSI abstenon

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike dashamir shehi zgjatja e vettingut dashamir shehi zgjatja e vettingut

Sondazh

Poll