Politike

KQZ: Votim e numërim elektronik vetëm në bashkinë e Vorës, procedura si në Tiranë

10 Shkurt 2022, 16:43 Nga DOSJA
KQZ: Votim e numërim elektronik vetëm në bashkinë e

TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zhvilluar ditën e sotme një mbledhje në të cilën është vendosur që projekti pilot për procesin e votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhjet e pjesshme vendore që pritet të zhvillohen më 6 mars, do të zbatohet në bashkinë Vorë. Gjithashtu gjatë mbledhjes u vendos që në Vorë të ndiqet e njëjta procedurë që u zbatua më 25 prill në ZAZ numër 40 në Tiranë.

“Projekti pilot i votimit dhe numërimit të votave u zbatua për herë të parë në 25 prill në ZAZ numër 40 qarku Tiranë. E njëjta procedura do zbatohet në bashkinë Vorë të qarkut Tiranë për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki me 6 mars,”- tha Celibashi ndër të tjera.

Sot, përfundoi afati për dorëzimin dokumentacionit të kandidimit për zgjedhjet e pjesshme vendore të datës 6 Mars 2022. Nga 10 subjekte të regjistruara vetëm 4 prej tyre e kanë depozituar dokumentacionin. Sipas KQZ janë 20 kandidatë për kryetar bashkie ne garë ndërkohë që po verifikohet dokumentacioni.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike komisioni qendror i zgjedhjeve zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 komisioni qendror i zgjedhjeve zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll