Politike

Leskaj: Duhen 4 gjykata apeli jo 1, u zgjatëm mandatin gjyqtarëve me 0.83 vendime

10 Shkurt 2022, 16:54 Nga DOSJA
Leskaj: Duhen 4 gjykata apeli jo 1, u zgjatëm mandatin gjyqtarëve me

TIRANË – Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj kërkoi lidhur me hartën gjyqësore që të mos krijohet vetëm një Gjykatë Apeli në Tiranë, por 4 të tilla në të gjithë Shqipërinë. Në fjalën e tij në Kuvend, Leskaj shtoi se pavarësisht kostove të mëdha financiare të krijuara nga reforma në drejtësi, ajo duhet të realizohet deri në fund.

“Nga media serioze kanë ardhur raportime për KPK lidhur me një aktivitet me sponsorizimin e tij vjetor analize. Nuk kërkuat falje as për atë gjyqtaren që e vrau bashkëshorti dhe i dërgonit letrën për vettingun.

Atyre gjyqtarëve Me 0.83 vendime, u zgjasim punën. Minimalisht duhen  4 gjykata apeli në Vlorë, Shkodër. Mos bëni gabim fatal nëse do ta lini me një gjykatë apeli. Sistemi i ri të mos jetë si i vjetri. Do kem rast.

(Ulsi mos më ngatërro me veten)

Shumë insitucione u mungon bashkëveprim institucional. Fakti që ne kalojmë ndryshimet kushtetuese që nuk kemi asnjë material të përgatitur. Le të mos shpresojmë për më të mirën. Reforma në drejtësi me çdo kusht me çdo çmim nuk duhet të dështojë. Jetike për monitorimin e reformës është imediate bëhet më urgjente se kurrë. Pavarësisht problematikave dhe kostove financiare, reforma në drejtësi është investimi më i madh në publik”, deklaroi deputeti i Partisë Demokratike

LAJMI KRYESOR: 

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike bujar leskaj seanca plenare 10 shkurt 2022 bujar leskaj seanca plenare 10 shkurt 2022

Sondazh

Poll