Politike

Rresht pas Bashës! Si ‘tradhëtuan’ dhe aleatët e PD, as negociatat s’bënë punë

10 Shkurt 2022, 17:10 Nga DOSJA
Rresht pas Bashës! Si ‘tradhëtuan’ dhe aleatët e PD,

TIRANË– Pak presion nga ndërkombëtarët dhe të gjithë aleatët janë rreshtuar në krah të kryedemokratit Lulzim Basha. Sot, me votim të fshehtë, të pyetur nga Dosja.al të gjithë pranuan se do të votonin “pro” ndryshimit të Kushtetutës për zgjatjen e mandateve të organeve të Vettingut, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Me radhë, Fatmir Mediu (PR); Dashamir Shehi (LZHK); Shpërtim Idrizi (PDIU) dhe Vangjel Dule (PBDNJ) morën një e nga një fletën e tij votimit duke shënuar kryqin tek “pro-ja”, e po ashtu rrjedhimisht edhe tek ish-kryeministrit Sali Berisha. Negociatat e Flamur Nokës, Belind Këlliçit dhe Luan Baçi në fund të sallës së Kuvendit nuk funksionuan dhe nuk bindën asnjë prej aleatëve që të dilnin kundër kryeministrit Edi Rama.

Duke iu bindur dhe nënshtruar ndoshta për presion, ndoshta për interesa personale dhe ndoshta të joshur nga ndonjë ujdi që ndoshta do t’ja “dëgjojmë krimën” me vonë, lanë opozitën pa opozitë.

Por kështu “dogjën” edhe mundësinë që në këto zgjedhje të pjesshme lokale më 6 mars, të reshtohen dhe të çojnë vota në favor të asnjë prej kandidatëve të Komisionit të Rithemelit të PD-së. Tashmë rrugën e tyre e kanë vendosur…Krah Bashës dhe në mbështetje të të plotfuqishmit Rama, i cili sot mori edhe opozitën.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike seance plenare 10 shkurt 2022 zgjatja e afatit per vettingun seance plenare 10 shkurt 2022 zgjatja e afatit per vettingun

Sondazh

Poll