Politike

Berisha i bën BILANCIN Vettingut: U mbajt Sadushi, dosjet i merr ish-gruaja e Ramës

10 Shkurt 2022, 14:18 Nga DOSJA
Berisha i bën BILANCIN Vettingut: U mbajt Sadushi, dosjet i merr ish-gruaja

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë “bilancin” e procesit të Vettingut nga Foltorja e Kuvendit. Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se procesi po përdoret nga kryeministri Edi Rama për të lënë vendin pa shtet ligjor duke marrë vetë të gjithë pushtetin. Ndërsa përmendi edhe njëherë akuzat e tij për Delina Ficon, duke u shprehur ajo do menaxhojë 10 mijë dosjet e gjyqeve të qytetarëve në Gjykatën e Lartë. Por fjala iu pre në mes nga zv.kryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, e cila nuk i kaloi minutat e Flamur Nokës edhe pse ky i fundit ia kërkoi. 


PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Berisha: Në këtë sallë dhe jashtë saj kam paralajmëruar Edi Ramën për këtë katastrofë. Është përpjeklur që të lajë duar për çdo gjë duke fajësuar të huajt. Kam mbrojtur interesin e qytetarëve. Përgjegjësia për këtë refomë është e Edi Ramës dhe grupit që e mbështeti. U përzgjodh me qëllim përdorimi i Vettingut me metodën lart-poshtë. Është e njohur si metodë destruktive, shkatërrimtare. Një kryeministër që pranon që vendi i tij të mbetet pa shtet ligjor… Sot ka 10% më shumë pushtet sesa kishte diktatori i fundit në Europë. Cilat janë pasojat e saj? Dhjetra gjykatës u përzunë nga drejtësia. U mbajt Sokol Sadushi që deklaronte dhuratë 20 mijë euro për fëmijët nga gjyshja. Ndërsa gjyqtarja u përzu se ishte e djathtë. Por cilat janë pasojat e Vettingut sot? Shqipëria! Qytetarët e kanë humbur të drejtën që të bëjnë një proces gjyqësor normal. Shqipëria u bllokua me integrimin. Çfarë ndodhi tjetër? Nga burgjet dalin vrasës se s’ka njerëz që të hapin dosjen. E kam lehtë të them që se i duan deputetët lirimin e tyre, por në fakt s’ka kush u sheh dosjen. Vetëm 24% e shqiptarëve flasin. Rasti i Delina Ficos si qëndron, grumbulluan dosjet dhe Fico merr miliona nga taksapaguesit amerikane për të dhënë…E përdor emrin se është aferë e madhe korruptive. Dosjet tuaja i shqyrton ish-gruaja e Edi Ramës dhe bashkëjetuesja e ministrit të Brendshëm.

Felaj: Nuk ka lidhje po ka rregullorja

Noka nga vendi: Jepi minutatat e mia

Feliaj: Nuk lejohet që t’i japë dikush kohë…

LAJMI KRYESOR: Vettingu në Kuvend! Berisha sherr me Salianjin: Ne opozitë, ju bashkëqeverisni me Ramën

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha seance plenare 10 shkurt 2022 sali berisha seance plenare 10 shkurt 2022

Sondazh

Poll