Politike

Vokshi: Disa prokurorë me sytë nga Rama dhe Veliaj, vettingu të analizohet

10 Shkurt 2022, 16:39 Nga DOSJA
Vokshi: Disa prokurorë me sytë nga Rama dhe Veliaj, vettingu të

TIRANË – Deputetja Albana Vokshi kërkoi që procesi i vettingut të vazhdojë, por të analizohet që të mos përsëriten gabimet. Në fjalën e saj në Kuvend, Vokshi tha se nuk ka kuptim që të diskutohet për vettingun pasi është hedhur vota. Ajo tha se ka ende prokurorë që presin fundin e vettingut për t’u pasuruar ndërsa disa të tjerë janë me sytë nga kryeministri Edi Rama dhe kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Më tej, ajo theksoi se duhej të vazhdonte diskutimi për zgjatjen e vettingut në drejtësi dhe të mos mbyllej para kohe.

“Diskutimi pas votës ska kuptim. Donit që të mos prishej pazari i orëve të natës. Na dhatë njoftim në orën 16:30. Pse të mos bëhej në 17:00, në 18:00. Në respekt të qytetarëve.

Ka dy llojë prokurorësh, njëra palë që ka dalë nga vettingu që pret ditët e fundit për të mbushur xhepat dhe pjesa tjetër që ende nuk kanë hyrë dhe janë me sytë nga Rama dhe Veliaj.

3 vjet e 4 muaj, shumë pak për atë që lejoi kanabizimin e Shqipërisë. Që e ktheu në hartën e zezë të prodhimit dhe përdorimit të drogës. A është vënë drejtësi për banorët e 5 majit dhe lumit që u është hedhur gaz e po u merren shtëpitë. A do kishim një masakër elektorale si në 25 prill?

Vettingu duhet të vijojë, jo ashtu siç është bërë. Vettingu ka nevojë të analizohet dhe të reformohet. Drejtësia nuk duhet të parë si çështje pazari ditësh”, deklaroi Vokshi sot në parlament.

LAJMI KRYESOR: Votim i fshehtë/PD e aleatët pro,Berisha kundër e lë sallën,LSI abstenon(ZHVILLIMET)

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike albana vokshi albana vokshi

Sondazh

Poll