Politike

VD-Basha vë rregull në Kuvend, e ka me Ulsi Manjën: Atij i jepet fjala 15 herë

10 Shkurt 2022, 14:10 Nga DOSJA
VD-Basha vë rregull në Kuvend, e ka me Ulsi Manjën: Atij i jepet

TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka tërhequr vëmendjen n/kryetares së Ermonela Felaj për lejimin e ministrit së Drejtësisë Ulsi Manja për të folur vazhdimisht në seancën e sotme plenare duke i dhënë të drejtën e të folurit 15 herë. Nga vendi, lideri demokrat kërkoi që të mos shkelej rregullorja e parlamentit për kohën që deputetët të flasin. Basha tha se Manja duhej të ishte prapa hekurave njësoj si ish-ministrat Saimir Tahiri dhe Lefter Koka.


“I jepet fjala për replikë dikujt që nuk i përmendet emri por vetëm vjedhje e votave në Dibër. Atij i jepet fjala për replikë, ndërsa nuk i jepet deputetes. S’më takon mua që t’ju tërheq vëmendjen, aq më tepër në sy të partnerëve. Deri më tani për shkak të Vettingut të dështuar pjesërisht, se dy shokë i ka tek 313. Ai është për tek 314, e ka marrë 15 herë fjalën. Do më lexosh rregulloren tani.Minimumi që duhet të bëni është që të mos shkelni atë rregullore kërkohet falje dhe kërkohet fjala për replikë ndaj personit tjetër”, u shpreh Lulzim Basha në seancën e sotme të Kuvendit.

NDËRHYRJA E LULZIM BASHËS:
Si mund ti jepet fjala për replikë dikujt që nuk i përmendet emri? Pse? Pse u përmend Dibra, vjedhja e votave në Dibër, poshtërimi i dibranëve. Fakti që në bashkinë e Dibrës prej 2016 ndahet rroga në katërsh dhe i mbajnë jo si të jenë njerëz, por si të jenë skllevër.
Çfarë është ai? Ai është pjesë e fatkeqësisë, nuk është padron i Dibrës. U përmendka Dibra, atij i jepet fjala për replikë dhe pastaj nuk i jepet fjala deputetes së opozitës e cila nuk bëri asgjë tjetër veçse mbajti fjalën sipas rendit të ditës. S’më takon mua dhe nuk duhet ta vini veten tuaj në  pozicion që të merrni këtë vrejtje nga kryetari i opozitës, edhe në sy të partnerëve. Kështu që mos e përsërisni më. Mos ma trajtoni atë që deri tani për shkak të vettingut të dështuar pjesërisht sepse një pjesë e ka bërë punën prandaj i ka dy shokët te 313. Mos më detyroni të marr fjalën për diçka që është e shkruajtur. Nuk i jepet fjala për replikë dikujt që nuk i është përmendur emri. Dhe nuk është padroni ai, por është fatkeqësia. Ai është 184. E ka marrë 15 herë fjalën. Çfarë parlamenti është ky? 15 herë fjalën. Do më lexosh rregulloren, do më thuash që e merr fjalën sa herë të dojë. Po kjo është seanca e ndryshimeve kushtetuese për të cilën po flasim. Kështu që nga ana e sjelljes në raport me opozitën, sikundër kujtdo tjetër që ulet, se ju jeni ulur aty në vend të dikujt tjetër që ulet aty minimumi që duhet të bëni në raport me çdo deputet aq më shumë me një zonjë, është mos shkelni rregulloren duke i dhënë fjalën dikujt që nuk iu përmend emri fare dhe ndërsa e bëtë atë shkelje se dhe ndodh njerëz jemi, minimumi kërkohet falje dhe jepet fjala për replikë personit tjetër.

LAJMI KRYESOR: Vettingu në Kuvend!Berisha sherr me Salianjin:Ne opozitë,ju bashkëqeverisni me Ramën

(d.v/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ermonela felaj lulzim basha ulsi manja ermonela felaj lulzim basha ulsi manja

Sondazh

Poll