Politike

Vettingu, Kryemadhi ‘thumbon’ Bashën’: Të mos votojmë nga frika e prokurorëve belgë

10 Shkurt 2022, 14:51 Nga DOSJA
Vettingu, Kryemadhi ‘thumbon’ Bashën’: Të mos

TIRANË – Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ironizoi kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Në seancën e sotme plenare, ku po diskutohet zgjatja e afatit të vettingut, të mos votohet nga frika e prokurorëve belgë lidhur me çështjen “Toyota Yaris”. Më tej, Kryemadhi theksoi se nuk duhet të votohet as nga frika e dënimit të ish-ministrave Lefter Koka dhe Saimir Tahiri. Sipas saj, politikanët duhet të frikësohen nga qytetarët.


“Nuk e dimë nëse vettingut i duhen 2, 3 apo 5 vjet? I duhen më shumë staf, buxhet? Pse nuk iu përgjigj qeveria? Me thënë të drejtën, ajo që dua të theksoj, kur të votojmë të mos votojmë nga frika e prokurorëve belgë, nga frika e kolegëve apo ish-kolegëve tanë. Por nga frika e qytetarëve tanë, që të mos mbetemi peng të 50 vjet dhe të mos përsërisim batutat e filmave shqiptarë “gëlltit një lukë çorbë dhe e vjell për tërë jetën”, përfundoi fjalën e saj në Kuvend kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

LAJMI KRYESOR: Vettingu në Kuvend!Berisha sherr me Salianjin:Ne opozitë,ju bashkëqeverisni me Ramën

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll