Politike

VD-Zgjatja e vettingut, Kryemadhi: Vota pro e PD i shërben drejtësisë apo 17 majit?

10 Shkurt 2022, 14:46 Nga DOSJA
VD-Zgjatja e vettingut, Kryemadhi: Vota pro e PD i shërben

TIRANë – Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi tha se vota pro e Partisë Demokratike për zgjatjen e afateve të vettingut i lë të dyshojë se ky është vazhdim i paktit të 17 majit 2017 mes kryeministrit Edi Rama dhe liderit të opozitës Lulzim Basha, kur opozita e kohës u fut në zgjedhjet parlamentare. Në fjalën e saj në seancën e sotme plenare, Kryemadhi shtoi gjithashtu se ajo është çuditur nga mospjesëmarrja e deputetëve demokratë në mbledhjet e Komisionit të Ligjeve për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut. Liderja e LSI tha se deputetët e kësaj force politike kanë mbajtur qëndrim rigoroz për vettingun.


“Grupi i LSI propozoi një paketë të tillë për shtyrjen e afateve të vettingut. Për arrogancë. Pas 3 viteve vijmë në propozimet që ne i kemi bërë këtij Kuvendi. Edhe në Komisionin e Ligjeve, prezenca e LSI, edhe pse modeste, por jo në vota, ka marrë pjesë në mbledhje prej 4 muajsh duke bërtë oponencë me 13 faqe.

çuditem që kolegët tanë demokratë nuk morën pjesë në asnjë mbledhje. Ky votim pro më lë të dyshojë se do i shërbejë drejtësisë apo 17 majit. Si ndryshoi brenda një nate, brenda një ore duke mos shkruar asnjë rresht për oponencën e këtyre vendimeve. Morali politik që kemi krijuar, po largon shqiptarët nga Shqipëria”, deklaroi Monika Kryemadhi.

LAJMI KRYESOR: Vettingu në Kuvend!Berisha sherr me Salianjin:Ne opozitë,ju bashkëqeverisni me Ramën

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha monika kryemadhi zgjatja e afatit per vettingun lulzim basha monika kryemadhi zgjatja e afatit per vettingun

Sondazh

Poll