Aktualitet

U arrestua sot, ish-gjenerali italian mori mijëra metra katrorë tokë në Vlorë

9 Shkurt 2022, 10:52 Nga DOSJA
U arrestua sot, ish-gjenerali italian mori mijëra metra katrorë

ITALI – Ish-gjenerali italian Fabricio Lisi, i cili u arrestua sot për korrupsion në Napoli nuk është një emër i padëgjuar në publikun shqiptar. Në vitin 2020, televizioni italian “RAI 3” realizoi disa kronika lidhur me organizimin e trafikut të drogës në Shqipëri. Gazetarët raportuan se Lisi, ish-gjeneral i policisë financiare ka përfituar një sipërfaqe të madhe toke në Vlorë, e cila rezultoi se i ishte dhuruar nga Artur Shehu.

Lici, i cili tashmë ka dalë në pension drejtonte një shoqatë kulturore italiane në vendin tonë. Në lidhje me dhuruesin e pronës Artur Shehu, ai njihet në media si person që është hetuar në Itali për lidhje me organizatën mafioze Sacra Corona Unita dhe aktivitetet e tij financiare në Shqipëri. Prej vitesh Shehu jeton në SHBA.

Ish-gjenerali u përgjigj për “RAI 3” se nuk ka qenë në dijeni të profilit dhe problemeve me ligjin që kishte Shehu. Lidhur me këtë kronikë, ish-punonjës i policisë, i cili qëndron në Zvicër me azil postoi në Facebook se ish-ushtaraku italian ka lidhje me narkotrafikantët.

POSTIMI I DRITAN ZAGANIT:
“Loja filloi…!
Kush është ky Gjeneral i “dashuruar” mbas narkotrafikanteve, çfarë detyrë kishte në vitit 2014 kur unë u arrestova, çfarë lidhje kishte ky me pislleqet që Anna Poggi katranosi lidhur me çështjen time, kush ishte shefi i madh dhe ke solli aty pasi iku Poggi, po ai pse iku me pare se te merrte detyrën etj, etj pikëpyetje që akoma s’kanë një përgjigje publike mbi të vërtetën time edhe me gjere, por me në fund po fillojnë të marrin kuptim me kaq pak program tv të TG3.
Por mbi të gjitha një pyetje që do marrë shpejt përgjigje publike me dokumente te provuara, kush është ura lidhëse mes narkotrafikanteve dhe gjeneralit Lisi, kush është ky njeri që me forcet e tij e si hije e zezë ka një rol kyç për gjitha lidhjet e mafies me politikën rilindase dhe liderin e drogës ..!
Dhe ta mendosh që unë dhe çështja ime isha një “hiç” për këta të plotfuqishëm mafioze me kollare…!”.

 

Ai u arrestua së bashku me Roberto Pennan, ish-zv/prokuror në Salerno, partneren e tij avokate Maria Gabriella Gallevin dhe sipëmarrësit Francesco Vorron, Umberto Inverson. Sipas hetimeve, Penna njoftonte dy biznesmenët për hetimet ndaj tyre. Avokatja Gallevi do të përfitonte emërim profesional nëse do të injoronte hetimet ndaj Inversos dhe Vorros.

LAJMI KRYESOR: Arrestohet miku i Agaçit në Itali, ish-gjenerali mori 3 ha tokë në Vlorë (NGJARJA)

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 5 pesona ne napoli arrestohet fabrizio risi artur shehu dritan zagani arrestohen 5 pesona ne napoli arrestohet fabrizio risi artur shehu dritan zagani

Sondazh

Poll