Aktualitet

Në pranga me 4 të tjerë në Napoli, ish-gjenerali italian u ndihmua nga Agaçi në 2015

9 Shkurt 2022, 14:14 Nga DOSJA
Në pranga me 4 të tjerë në Napoli, ish-gjenerali italian u

TIRANË – Ish-gjenerali italian Fabricio Lisi, i cili u arrestua sot për korrupsion dhe fshehje të hetimeve në Napoli së bashku me 5 persona të tjerë, është një personazh mjaft i njohur në Shqipëri. Pas daljes në pension, Lisi erdhi në vendin tonë ku mori rreth 3 hektare tokë dhe 8 apartamente në Vlorë nëpërmjet ndihmës së ëngjëll Agaçit, i cili më pas u bë njëri prej personave më të besuar të kryeministrit Edi Rama duke shërbyer si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave.

Kjo është raportuar kohë më parë nga Projekti i Raportimit të Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (OCCRP). Lisi erdhi në vendin tonë si përfaqësues i fondacionit “Luca dhe Marco Eftimiadi” dhe së bashku me anëtarët e bordit firmosën një kontratë marrje pronash nga Artur Shehu në vitin 2015 në këmbim që të mos kërkonin tokat e paraardhësve të tyre në qytetin bregdetar. Lisi shpresonte që toka në breg të detit të mund të përdorej për të ndërtuar një marinë të vogël që do të gjeneronte fonde për misionin bamirës të fondacionit, duke ndërtuar ura midis Shqipërisë dhe Italisë. Edhe pse fondacioni në fund të fundit nënshkroi kontratën me Shehun, Lisi refuzoi të thotë saktësisht me kë bordi kishte negociuar dhe tha që personi që kishte uzurpuar tokën quhej Shehu, por jo Artur Shehu.

Ky i fundit është hetuar për lidhje me organizatën mafioze Sacra Corona Unita dhe jeton në SHBA.

Alessandro Bernadini, që u punësua nga Lisi për të zhvilluar tokën në breg të detit shkon edhe më tej. Ai i tha OCCRP se Lisi nuk bënte dot asnjë lëvizje nëse Agaçi nuk i jepte leje atij.

Anëtari i bordit të fondacionit Francesco Zacaria kujton se Agaçi i ka shpjeguar se negocimi i një marrëveshje me Shehun ishte mënyra më e mirë për të siguruar tokën e nevojshme për planet e fondacionit për të siguruar të ardhura nga turizmi në komunitetin lokal.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet fabrizio lisi artur shehu engjell agaci arrestohet fabrizio lisi artur shehu engjell agaci

Sondazh

Poll