Aktualitet

DETAJET/Ish-gjenerali merrte favore për partneren e tij, si erdhi në Shqipëri në ’97

9 Shkurt 2022, 17:46 Nga DOSJA
DETAJET/Ish-gjenerali merrte favore për partneren e tij, si erdhi në

TIRANE- Gazetarja Alba Kepi ka zbuluar detaje të reja nga arrestimi i ish-gjeneralit Fabrizio Lisi, i cili u prangos ditën e sotme në Itali në një operacion të gjerë anti-korrupsion. Në një bisedë në Task Force me Sonila Meçon, Kepi tha se Lisi bashkë me persona të tjerë, të një niveli tejet të lartë akuzohet se ka kryer disa vepra penale si korrupsion me detyrën, korrupsion me aktet ligjore, me dokumentacionin e punës dhe shërbim duke përcjellë dekumenta sekrete për biznesmenë italianë.

“Ky arrestim ka tronditur opinionin edhe këtu, pasi jo vetëm Fabricio Lisi por edhe emra të tjerë të një kalibri të lartë, të cilët akuzohen për korrupsion me detyrën, korrupsion me aktet ligjore, me dokumentacionin e punës dhe shërbim duke përcjellë dekumenta sekrete për biznesmenë italianë.”,-tha Kepi. 

Gazetarja zbuloi edhe rolin e ish-gjeneralit në Shqipëri gjatë viteve 1997. “Roli i ish-Gjeneralit të Guardia di Financës, ai është në krye të një organi mbikqyrës të një konsorciumi sipërmarrësisht të cilët akuzohen për favore të mara nga ish-prokurori i Salernos, që i referohet periudhës tetor 2020 – korrik 2021. Është një konsorcium prej 100 sipërmarrës të kalibrit të rëndësishëm që operojnë në jug të Italisë, janë sipërmarrës që operojnë në fushën e veprave publike, siç janë ndërtimi i rrugëve, hekurudhave etj në raport me tenderat publik. Roli i ish-Gjeneralit të Guardia di Financës, i cili në vitin 1997 ishte koordinator i ministrisë italiane për atë që po ndodhte në Shqipëri, drejton organin mbikqyrës të këtij konsorciumi sipërmarrësisht. Ajo që nxorën hetimet nga autoritet italiane, kanë vërtetuar se këto sipërmarrës favorizoheshin nga Roberto Pena zëvendës prokurori i Salernos, për të pasur informacione sekrete nëse po hetoheshin këto kompani të tyre nëse kanë gjëra të parregullta nga ana ligjore dhe në shkëmbim të këtij informacioni sekret, mbikqyrës i cili është ish-Gjenerali Lisi ishte të merte favore për partneren e tij që është avokatja nën urdhër arresti. Të pestë janë në arrest shtëpiak.”,-tha Kepi.

Sot në Itali u arrestua ish-gjenerali Fabrizio Lisi. Lisi ka qenë pjesë e Guardia di Finanzia në kohën kur GDF monitoronte territorin shqiptar dhe vendi u mbulua nga kanabisi. Një investigim i RAI 3 zbuloi se ai kishte përfituar përmes lidhjeve politike në Shqipëri 3 hektarë tokë në bregdetin e Vlorës, ndërsa në dokumentar flitej për lidhje të ngushta me Sekretarin e Kryeministrisë, Engjëll Agaçi.

Lajmi kryesor: Arrestohet miku i Agaçit në Itali, ish-gjenerali mori 3 ha tokë në Vlorë (NGJARJA)

(F.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestimi i gjeneralit te gdf fabrizio lisi arrestimi i gjeneralit te gdf fabrizio lisi

Sondazh

Poll