Aktualitet

DEBATET/ Tabaku për inceneratorin e Elbasanit: Skenë krimi! Felaj: Të përziej dhe ty

9 Shkurt 2022, 15:41 Nga DOSJA
DEBATET/ Tabaku për inceneratorin e Elbasanit: Skenë krimi! Felaj:

TIRANË– Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët Jorida Tabaku e ka konsideruar një skenë krimi inceneratorin e Elbasanit. E pranishme në mbledhjen e zhvilluar sot, Tabaku ndezi debate me këtë frazë dhe u përplas me anëtarët e tjerë. Kryetarja e Komisionit tha se e quan të tillë për aq kohë sa për shkeljet e bëra aty është vënë një ish-ministër në pranga, referuar Lefter Kokës dhe tre persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Në mbrojtje të Tabakut doli edhe Luçiano Boçi që tha se inceneratori i Elbasanit është një korrupsion në krye të së cilit qëndron Edi Rama. Arben Pëllumbi kundërshtoi dhe shtoi se s’mund të quhet “skenë krimi” sepse nuk është i rrethuar nga shiriti i policisë. Nënkryetarja e këtij Komisioni, Ermonela Felaj, thotë se prezenca e këtij inceneratori ka përmirësuar cilësinë e ajrit.

Pjesë nga debati:

Jorida Tabaku: Është një skenë krimi. Çdo mbrojtje është mbrojtje politike për këtë grup kriminal me 3 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe 1 ministër të arrestuar.

Luçiano Boçi: Burimi i këtij korrupsioni është vetë Rama, të tjerët janë shkallë ku ngjitet madhështia dhe korrupsioni i tij.

Ermonela Felaj: Ka përmirësuar cilësinë e ajrit në atë qytet. Situata mjedisore në Elbasan nuk ka qenë kaq rozë, por ka qenë e rënduar dhe kërkonte ndërhyrje. Prandaj u shpall emergjenca mjedisore.

Jorida Tabaku: Shembull se si mund të mbrosh kriminelët

Ermonela Felaj: Mos shtrembëro mua, se mund të të përziej dhe ty në aferë dhe s’do dish të mbrosh veten tënde

Jorida Tabaku: Nuk ta kam përmendur, se ti ke hedhur firmën tënde në Fier, këto deklarata mua s’më pëlqejnë, por e kuptoj shumë mirë që i ka dhënë partia detyrë shit Lefter Kokën, mbro të tjetër

Ermonela Felaj: Me ke akuzuar që gënjej, kur lexoj një shkresë që kërkon Komisioni.

Por pse është ngritur ky komision? Prej gati 2 vitesh, opozita akuzon kryeministrin Edi Rama dhe ministrat e tij se kanë abuzuar me projektet për ndërtimin e 3 inceneratorëve në Tiranë, Fier dhe Elbasan. Komisioni Hetimor për Inceneratorët u ngrit në tetor të 2021 dhe ka si kryetare deputeten e PD, Jorida Tabaku dhe zv.kryetaren, deputeten socialiste Ermonela Felaj. Tre kontratat koncensionare kapin vlerën e 400 milionë eurove dhe janë në hetim prej kohësh edhe nga Struktura e Posaçme për Anti Korrupsionin (SPAK).

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore ermonela felaj jorida tabaku komisioni per inceneratoret luciano boci ermonela felaj jorida tabaku komisioni per inceneratoret luciano boci

Sondazh

Poll