Aktualitet

Përplasja e parë! Presidentja Osmani s’dakordësohet me Kurtin për çmimin e energjisë

9 Shkurt 2022, 15:55 Nga DOSJA
Përplasja e parë! Presidentja Osmani s’dakordësohet me

PRISHTINË- Zyra e Presidentes së Kosovës, nuk është në linjë me Albin Kurtin rreth tarifave të reja të energjisë. Zyra e Presidentes ka deklaruar se është e shqetësuar se Zyra e Rregullatorit të Energjisë në vendimin final për tarifat e energjisë elektrike për vitin tarifor 2020 ka marrë vetëm pjesërisht komentet e saj të dërguara në Raportin Konsultativ të ZRRE-së.

Në një përgjigje që ua kanë dërguar mediave thuhet se Presidenca deklaron se hezitimi për të rikthyer 3 bllok tarifa ashtu siç kanë qenë deri në vitin 2017, është vendim kundër shpërndarjes më të barabartë të barrës së shtrenjtimit të rrymës. Megjithatë, Zyra e Presidentes ka deklaruar se rritja e tavanit të bllok tarifës nga 600 kWh në 800 kWh paraqet progres krahasuar me propozimin fillestar. Sipas ZPRK-së, kjo do ta lehtësojë pjesërisht barrën e rritjes së çmimit të energjisë elektrike për qytetarët e Kosovës.

“Edhe pse rritja e tavanit të bllok tarifës nga 600 kWh në 800 kWh paraqet progres ne krahasim me propozimin fillestar, pasi që do të lehtësojë pjesërisht barrën e rritjes së çmimit të energjisë elektrike për qytetarët e Kosovës, hezitimi për të rikthyer 3 bllok tarifa siç ka qenë praktika deri më vitin 2017, është një vendim kundër shpërndarjes akoma më të drejtë e më të barabartë të barrës së gjithmbarshme të shtrenjtimit të rrymës. Për më tepër, një vendim i tillë do të kontribuonte drejtpërdrejt edhe në krijimin e incentivave shtesë për investim në masa të efiçiencës se energjisë, e që përfundimisht do të duhej të shndërrohej në objektiv kolektiv në vazhdën e zhvillimeve kombëtare e ndërkombëtare në sektorin e energjisë,”- kanë deklaruar nga ZPRK-ja.

Ndryshe, Kryeministri Kurti sot gjatë ditës ka arsyetuar këto çmime duke hyrë në detaje se si do të duken faturat e reja me subvencionim. ZRRE-ja të martën ka vendosur tarifat e reja sipas të cilave konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kWh energji do të përballen me shtrenjtim të energjisë. Këta konsumatorë do të duhet të paguajnë 5.9 centë për tarifën e ultë dhe 12.52 centë për tarifën e lartë. Ata që do të shpenzojnë energji elektrike deri në 800 kWh nuk do të faturohen me çmimin e ri, derisa ata që e kalojnë 800 kWh, me çmimin e ri do t’iu llogaritet vetëm sasia e harxhuar mbi këtë vlerë. Tarifat kanë hyrë në fuqi nga sot dhe do të jenë të aplikueshme deri më 31 mars të vitit 2023.

Mirëpo duket se kjo është “kriza” e parë e marrëdhënies mes dy aleatëve që fituan së bashku zgjedhjet e 14 shkurtit 2021. Pas largimit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Osmani krijoi nismën “Guxo”, duke formuar koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit. Asokohe ushtruesja e detyrës si presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani iu bashkua garës zgjedhore në një listë me Lëvizjen Vetëvendosja të udhëhequr nga Albin Kurti, duke ndarë kështu postet; Kurti për kryeministër dhe Vjosa Osmani si presidente.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore rajoni albin kurti cmimi i energjise ne kosove kosove vjosa osmani albin kurti cmimi i energjise ne kosove kosove vjosa osmani

Sondazh

Poll