Aktualitet

PROFIL/Kush është gjeneral Lisi, miku i Agaçit dhe mbrojtësi i parcelave me hashash

9 Shkurt 2022, 17:15 Nga DOSJA
PROFIL/Kush është gjeneral Lisi, miku i Agaçit dhe

ITALI – Ish-gjenerali i Guardia Di Finanzas në Itali, Fabricio Lisi u arrestua sot me 4 persona të tjerë në Napoli, njihet mirë dhe në Itali për karrierën policore dhe jashtë saj. Sipas mediave italiane ai rezulton të ketë mbajtur funksionin e komandantit të Shkollës së Inspektorëve dhe Mbikëqyrësve të Guardia di Finanzas në Akuila.

Në korrik të vitit të kaluar, emri i Fabricio Lisit doli në mediat italiane së bashku me Umberto Inverso si dy drejtuesit e rinj të klubit të futbollit Novara. Lajmi u dha nga Leonardi Pavanati, i cili bleu klubin e Serisë C të futbollit. Por të dy nuk u përfshinë në bordin drejtues të klubit. Pronari Panvanati tha se kjo ishte diçka e përkohshme që do të zgjidhej. Disa ditë më vonë, në 16 korrik u zbulua se menaxherët e klubit po hetoheshin nga prokuroria e Napolit për korrupsion dhe përdorim të paligjshëm të ndikimit të tyre. Pas nisjes së hetimeve, Lisi dhe Inverso “u zhdukën” për daljet në media, raporton La Stampa.

Ndërkohë, që ish-gjenerali është një emër tejet i njohur edhe në Shqipëri. Pas daljes në pension, Lisi iu fut rrugës së sipërmarrjes. Ai erdhi në Shqipëri si përfaqësues i shoqatës “Luca dhe Marco Eftimiadi” në Vlorë ku përfitoi në mënyrë të çuditshme 3 ha tokë dhe 8 apartamente në bregdetin e Vlorës. Në këtë proces, ai u ndihmua nga ish-sekretari i Përgjithshëm i qeverisë ëngjëll Agaçi dhe Artur Shehu, një person i fuqishëm i hetuar për lidhje me organizatën mafioze Sacra Corona Unita. Njëri prej anëtarëve të bordit të shoqatës së bamirësisë tregoi kohë më pas se Lisi nuk bënte asgjë pa miratimin e Agaçit. Ish-gjenerali italian shpresonte të ndërtontë një marinë në Vlorë në mënyrë që të gjeneronte të ardhura për shoqatën që përfaqësonte. Fabrizio Lisi ndodhet tashmë prapa hekurave së bashku me 4 persona të tjerë të arrestuar për korrupsion, përdorim të paligjshëm të ndikimit dhe pengim të hetimeve.

Por cila është lidhja e tij me Shqipërinë? I mbërritur për herë të parë në Shqipëri në vitet 1997, Lisi ishte një nga personazhet kryesore të Guardia di Finanzia në monitorimin e parcelave të kanabisit. Duke marrë shkas nga trafiku i drogës që bëhej nga Vlora drejt brigjeve Italiane, GDF mori në dorë monitorimin e territorit shqiptar. Kjo kohë përkon me vitet e qeverisjes Rama 1, kohë kur kanabisi në Shqipëri shpërtheu. Në një rastësi “fatkeqe”, shifrat që GDF raportonte për kultivimin e kanabisit në Shqipëri ishin të çuditshme. Në një shfaqje të rrallë dhe të paharrueshme, GDF pohoi krah ish-ministrit Saimir Tahiri, kryeministrit Edi Rama dhe ish-ambasadorit amerikan Donald Lu, se kanabisi në Shqipëri ishte shfarosur në masën 99.8%.

Sot, ish-gjenerali është pas hekurave. Pas hekurave është në Shqipëri edhe ish-ministri i Brendshëm. A gënjyen për raportin e 7 tetorit 2016? 

LAJMI KRYESOR: Arrestohet miku i Agaçit në Itali, ish-gjenerali mori 3 ha tokë në Vlorë (NGJARJA)

(f.g:d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet fabrizio lisi engjell agaci arrestohet fabrizio lisi engjell agaci

Sondazh

Poll