Aktualitet

Pjesë e bandës së Niklës, arrestohen 2 shqiptarë në Itali, akuzohen për 50 vjedhje

9 Shkurt 2022, 16:25 Nga DOSJA
Pjesë e bandës së Niklës, arrestohen 2 shqiptarë

ITALI- Dy shqiptarët e moshës 30 dhe 28 vjeç, Edison Pula dhe Imer Masha, janë kapur pasditen e së hënës nga skuadra e lëvizshme. Trevisotoday shkruan se të dy janë kërkuar nga drejtësia pasi kishin kryer rreth pesëdhjetë vjedhje midis provincave Treviso dhe Belluno. Ata u fshehën në një vilë në një fshat të hapur në Carbonera. Sipas hetuesve ata kanë marrë pjesë në goditjet e nëntorit të kaluar në Mogliano, përfshirë goditjen në rezidencën e Giancarlo Miotto.

Ata dyshohet se kanë marrë pjesë në serinë e sulmeve të ndodhura në fund të vitit 2021 në territorin e Mogliano Veneto-s, veçanërisht në grabitjen në vilën e kryer më 14 nëntorin e kaluar ndaj naftëtarit Giancarlo Miotto, 79 vjeç dhe bashkëshortes së tij Irina. Një goditje e bujshme, me një çmim të llogaritur në një milion euro. Të hënën pasdite ata u kapën nga skuadra celulare Treviso dhe Belluno teksa po bënin pazar në qendrën tregtare “Emisfero” në Silea. Të dy u përpoqën t’i rezistojnë arrestimit, i cili u bë nën vështrimin e disa personave që ndodheshin në zonë.

Edison Pula, ka qenë në kërkim ndërkombëtar, i akuzuar në Shqipëri për tentativë vrasjeje ndaj një komisari policie por edhe për grabitje, trafik droge dhe posedim lëndësh plasëse. Ai ka qenë pjesë e bandës së Niklës, e cila akuzohet për grabitje të dhunshme, rrëmbime si dhe atentat për vrasje.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen shqiptaret ne itali edison pula imer masha arrestohen shqiptaret ne itali edison pula imer masha

Sondazh

Poll